Kryebashkiaku Arbana kritik ndaj administratës së tij: Punoni në shërbim të qytetarëve dhe Shijakut, ose lironi vendin e punës

Kryebashkiaku Arbana kritik ndaj administratës së tij: Punoni në shërbim të qytetarëve dhe Shijakut, ose lironi vendin e punës

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana gjatë takimit me punonjësit e bashkisë

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në nisje të sezonit të ri ka bërë një takim me punonjësit e bashkisë.

Ai ka theksuar prioritet e bashkisë dhe ka vënë theksin te disa pika që i konsideron të rëndësishme në lidhje me korrektësinë dhe përgjegjësinë e gjithsecilit ndaj funksionit që ka.

Postimi i plotë:

Takim me punonjësit e bashkisë

Në nisje të sezonit të ri realizova një takim me punonjësit e bashkisë, ku theksova punët që kemi në proces, si dhe sfidat e reja që do të marrim përsipër për zhvillimin e qytetit tonë dhe Njësive Administrative.

Gjithashtu qartësuam disa gjëra në lidhje me prioritetet dhe mendësinë që duhet të ketë secili punonjës i bashkisë, duke nisur nga unë si kryetar i bashkisë dhe gjithë të tjerët, pavarësisht nëse është drejtor apo punonjës i thjeshtë, të gjithë ne me punën tonë prezantojmë bashkinë Shijak dhe japim një imazh të saj.

"Motivimi në punë është shumë i rëndësishëm. Vendi i punës nuk duhet të mendohet si një rrogë në bordero. Duhet t'i vini vetes objektiva për të arritur dhe të ndërmerrni sfida në aspektin profesional.

Në një skuadër ka një frymë të përbashkët, ka një mendësi. Kryefjala e ditës time të punës janë qytetarët e Shijakut, të bëj maksimumin tim që t'i shërbej çdo banori. E njëjta gjë duhet të jetë dhe për ju. Mbështetja e vazhdueshme që na ka dhënë kryeministri Rama duhet të na motivojë edhe më shumë që të bëjmë më të mirën.

Slogani "Ku ka vullnet, ka zgjidhje!" na ka shoqëruar për 2 vite punë të mandatit tim. Kush ka vullnet dhe dëshirën për të zgjidhur dicka e zgjidh. Rindërtimi ishte sfida jonë e përbashkët të cilën po e finalizojmë me sukses.

Ky sukses i bashkisë nuk është vetëm i imi, por i të gjithëve si një skuadër.

Një pjesë e madhe e juaja ka punuar me orë të zgjatura. Së bashku ia kemi dalë dhe do vazhdojmë tja dalim me të njëjtin vullnet dhe këmbëngulje. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë me energjinë e duhur, pa e ulur ritmin dhe mos të mjaftohemi nga suksesi i arritur deri tani dhe kjo gjendje të na vëri në gjumë.

Duke menduar që funksionojmë si një skuadër zinxhiri i punës nuk duhet të ngadalësohet në asnjë sektor. Secili të bëjë punën e vet në kohën e duhur.

E vlerësoj komunikimin si bazën e një marrëdhënie njerëzore. Për këtë duhet një komunikim shumë i mirë jo vetëm me njëri-tjetrin, por dhe me qytetarët.

Në lidhje me korrektësinë ndaj detyrës që keni, çdo abuzim me vendin e punës, ju nxjerr pa punë. Secili prej nesh është i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë qytetare që ka. Duhet ta ushtrojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, e përsëris, në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën ndaj qytetarëve. Nëse dikush nga ju shkel mbi këto parime nuk do të jetë pjesë e skuadrës tonë që kërkon vazhdimisht sukses dhe korrektësi."

Ku ka vullnet, ka zgjidhje.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja