Kryebashkiaku i Vlorës për Report Tv: Qyteti ka pasur rekord turistësh, 26% më shumë se vitin e kaluar! Në 2025 synojmë fluturimin e parë në aeroportin e Vlorës

Shifrat e ardhjes së shtetasve të huaj flasin për një rritje të ndejshme të aktivitetit turistik në vend. Vlora si një nga qarqet me potencial të madh turistik, ka një rritje të turistëve prej 26% më shumë se vitin e kaluar.

Shifrën e bëri me dije kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë për Report Tv, ku tha se ka pasur një bum të madh turistik e se janë krenar që e kanë përballuar me sukses gjithë këtë fluks të madh. Dredha u shpreh se fokus i turizmit ka qenë promovimi i traditës dhe i pjesës historike. Kryetari i bashkisë së Vlorës tha se shikohet si domosdoshmëri shtimi i pjesë akomoduese.

‘Është një bum turistik për të cilin duhet të jemi krenar dhe ta përballojmë me sukës gjithë këtë surprizë të madhe. Unë e kam thënë shpesh është edhe në pjesën e promocionit që i kemi bërë Shqipërisë. Por gjithë ky stafi i diplomatik kemi qenë të fokusuar që ta ngremë sa më shumë vëmendjen në drejtim të Shqipërisë për të qenë një nga destinacion turistik sidomos në rajonin e Mesdheut.

Është pjesa e zbulimit të të panjohurës, sepse njerëzit janë të lodhur me atë turizmin standard që lidhen me rezortet duna diçka ndryshe reale më të prekshmen. Ne po promovojnë atë pjesën e traditës që do të thotë është tek pjesa e ushqimit tek pjesa historike.

Kemi një përqindje 26% më shumë se viti i kaluar. Ky është viti më i suksesshëm fakti që ky numër është i lartë ka një reaksion zinxhir sa i takon turistëve që kanë qenë më parë në Shqipëri. Është shumë i lidhur edhe tek pjesa e kapaciteteve akomoduese. Kemi arritur në shifra rekord. E shikojmë si domosdoshmëri të shtojmë kapacitete akomoduese në qytet dhe të vlerësojmë edhe më shumë pjesën e shërbimit.’- tha Dredha.

I pyetur për aeroportin e Vlorës, kryebashkiaku i Vlorës u shpreh se fluturimi i parë do të realizohet në janar 2025.

‘Fluturimi i parë në janar 2025 shpresoj mos të kemi asnjë pengesë rrugës. Kjo do të kthejë edhe një herë vëmendjen nga Vlora.’- u shpreh Dredha.

Derdha tha me tej se do të shtrijnë hartën e turizmit në qytetin e Vlorës.

‘Unë e kam shpalosur shpesh, ne e shikojmë shumë të domosdoshme që të shtrijmë hartën e turizmit në qytetin e Vlorës të shikojmë një mundësi për të zhvilluar turizmin. Vetëm kështu ne mund të bëjmë një turizëm shumë vjetor. Kemi gjithë këto bukuri që duhet t’i shfrytëzojmë.’- tha Dredha.

Problem sipas Dredhës mbetet menaxhimi i trafikut, ndërsa shtoi se në fokus do të jetë shtimi i shërbimit të transportit publik. Sa i takon plazheve publike, Dredha u shpreh se vitin që vjen do të shtohen edhe më shumë.

‘Plazhe publike momentalisht kemi 6 dhe jemi të orientuar që vitin që vjen të kemi më shumë.’- tha Dredha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë