VLORË- Ditën e sotme është ndarë nga jeta Eduard Leli 53-vjeç, biznesmen, drejtues i televizionit lokal te Vlorës dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut Dritan Leli. Mes miqëve të shumtë dhe familjarëve për të dhënë ngushëllimin e tij për humbjen e Eduart Lelit, në ambientet e tëlëvizionit që ai ngriti në Vlorë, Tv One  ka qenë edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Rama është takuar me familjarët e Eduart Lelit dhe më pas me vëllanë e të ndjerit,  kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Eduart Leli  mbylli sytë paraditen e sotme në spitalin e Vlorës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës kurohej prej një viti.Leli ishte ekonomist në profesion, ndërsa prej 30 vitesh kishte eksperiencë në tregun ndërkombëtar në proceset prodhuese të materialeve të ndërtimit dhe në industrinë e drurit.
Ai ishte edhe drejtues i televizioni lokal ''Tv One'', ndërsa ka mbajtur edhe postin e menaxherit të konfindustrisë në qytetin e tij të lindjes.

I martuar me volejbollisten Marjana Leli, babai i dy femijeve, i njohur dhe i vleresuar ne qytetin e tij per dinamizmin human dhe profesional.Ne tetor te dy viteve me pare, Edi Leli kishte humbur babane, Halil Leli, oficer i marines ne pension, me te cilin ishte shume i lidhur. Ndarja e parakohshme nga jeta e Edi Lelit eshte nje humbje jo vetem per familjen, por edhe per miqte e shumte qe e vleresojne.