Kryebashkiaku Veliaj dhuratë
fëmijëve të Laprakës një çerdhe të re

Kryebashkiaku Veliaj dhuratë<br />fëmijëve të Laprakës një çerdhe të re
TIRANE - Fëmijët e vegjël të Laprakës kanë marrë si dhuratë për Vitin e Ri një çerdhe krejt të re, të rikonstruktuar me ndihmën e biznesit dhe nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një çerdhe”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këtë fundvit çerdhen nr.11 në Laprakë, një godinë e rikonstruktuar plotësisht, e cila vjen edhe si një dhuratë e bukur për të gjitha familjet që çojnë fëmijët e tyre aty.
 
“Më vjen mirë që e mbyllim në Laprakë vitin tonë të punës. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, plot me vështirësi, me sfida, por edhe një vit shumë i bukur. Besoj se vetëm kur ke vështirësi dhe sfida zbulon kush janë miqtë e vërtetë dhe për Bashkinë e Tiranës miqtë e vërtetë kanë qenë sipërmarrësit e qytetit tonë, të cilët iu përgjigjën thirrjes tonë për rikonstruktimin e 31 çerdheve”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

cerdhe

Ai vlerësoi se në çerdhen nr. 11, e cila tanimë ka kapacitet për të pritur 50 fëmijë, nga 35 më parë, nuk ishte vënë dorë prej kohësh.

“Ambicia jonë është që t’i trajtojmë të gjithë qytetarët njësoj. Nuk ka qytetarë të Bllokut veç dhe qytetarë në Laprakë veç. Më vjen mirë që në këtë qytet, aq sa ka shumë stres e ngarkesë, aq ka edhe shumë bujari e solidaritet. Ajo që është bërë me këtë çerdhe është e mrekullueshme dhe në këtë qytet ne bëjmë gjëra shumë të bukura kur bashkëpunojmë. E di që shumë njerëz kanë lloj-lloj gjërash për të thënë për Bashkinë, por ne kemi vetëm një përgjigje: Punë, punë, punë. Puna është argumenti ynë më i mire”, tha Veliaj.
 
cerdhe

veliaj

Ai falenderoi të gjitha stafet që punojnë jo vetëm në çerdhen e Laprakës, por edhe në çerdhet apo kopshtet e tjera të Tiranës.

Janë njerëz që e bëjnë punën me një pagesë modeste, por është një punë që bëhet me shumë dashuri”, u shpreh Veliaj, teksa i uroi gëzuar Vitin e Ri të gjithë punonjësve të çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv