Kryegjyshata botërore e bektashinjve zhvillon konferencën shkencore: Masakra ndaj klerikëve bektashianë 1913-1914

Kryegjyshata botërore e bektashinjve zhvillon konferencën shkencore: Masakra ndaj klerikëve bektashianë 1913-1914

Baba Monidi

Kryegjyshata botërore bektashiane, nën kujdesin e Kryegjyshit botëror Shenjtërisë së tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilloi këto ditë konferencën shkencore me temë: Masakra e teqeve, klerikëve dhe besimtarëve bektashianë në vitet 1913-1914.

E iniciuar nga forcat e brendshme reaksionare të fqinjëve tanë, lëvizja rebele e vitit 1914 qysh në ditët e para të saj në marsin e vitit 1914 dhe deri në dhjetor të këtij viti dogji rreth 70 teqe duke kapur burgosur dhe vrarë dhjetëra klerikë të këtij tarikati.

Në fjalën hapëse të konferencës, Kryegjyshi botëror bektashian ndër të tjera theksoi: sigurisht nuk ishin të parët kombëtarë të spikatur ato çfarë zgjonin egërsi ndaj klerikëve dhe besimtarëve bektashinj. Gjatë viteve 1910-1914 bezktashizmi shqiptar ka bërë çmos të forcoj fizionominë e vet, duke i dhënë tarikatit një peshë të rëndësishme me kuptimin botëror të tij.

Burime të shumë të historiografisë turke, bëjnë me dije se kontributet bektashiane në ballkan, ishin plotësisht nën ndikimin dhe frymën e klerikëve me origjinë shqiptare dhe kështu ne teqen mëmë atë të Haxhi Bektashit në Nevshehir të Turqisë, flitej kuvendohej dhe këndohej në shqip. Kryegjyshi i asaj kohe Fejzi Dede, me origjinë tepelenase po e strukturonte tarikatin prej modeleve ballkanike dhe evropiane të përshtatshëm me frymën e shekullit të njëzetë.

Ai pati kurdoherë në krah të tij baballarët me origjinë shqiptare sidomos ata që kryenin misionin e tyre fizike në vite të Turqisë. Sikundër është evidentuar edhe nga historiografia e sotme shqiptare në javët e para të vitit 1914 ,ardhmëria e territoreve dhe vetë-ekzistencës së kombit ishin në rrezikun më të skajshëm të tyre ,ndërsa prestigji evropian po nëpërkëmbej nga vetë interesat evropiane në ballkan.

Kanë qenë në planet e tyre djallëzore edhe përqendrimi politiko ushtarak tek figura të tilla të deformuara si Esat Pashë Toptani dhe Haxhi Qamili duke i shtyrë këta në mëkatet më të mëdha si ndaj lirisë sonë kombëtare ashtu dhe ndaj luftës vëllavrasëse, plaçkitjes dhe kaosit për të arritur tek djegia barbare e teqeve dhe tyrbeve tona si edhe masakrimi i dhjetëra e qindrave klerikëve ,ndjekës të parimeve të urtësisë të Haxhi Bektash Veliut.

Të gjitha këto barbari u japim përgjigje në një farë mënyre pyetjeve të ngritura në fillim të kësaj ligjërate, çfarë dëshmon në fund të fundit te goditja e rëndë ndaj nesh nuk mundet të kundrohet si një vetëtimë në qiell të kaltër. Përkundrazi ajo goditje ka qenë e paramenduar dhe kalkuluar me ftohtësi nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë.

Më tej sollën dokumente dhe fakte të panumërt nga trevat e tyre studiuesit: Shyqyri Hysi, Kastriot Bezati, Teki Kurti, Naime Dervishaj, Jori Picari etj., të cilët përcollën krejt atë situata aq të vështira për kombin tonë dhe për besimin e mrekullueshëm bektashian.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi