Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga kampi i të rinjve në Jalë ka parashikuar një shtator të trazuar në sferën politike. Në fjalën e saj para të rinjve në kampin veror të Jalës, Kryemadhi u shpreh se do të jenë të rinjtë ata që do të hyjnë në histori si ata që do të përmbysin diktaturën e drogës dhe krimit.

Shtatori do të sjelli ngjarje në politikën shqiptare për shkak të kësaj gjendje të keqe. Qeveria ndjen kënaqësi kur terrorizon dhe mashtron popullin e saj. Qeveria ndjehet krenare kur poshtron qyetarët e saj. Kjo është një qeveri që nuk meriton grushtin por poshtërimin, pasi shtypin, shfrytëzojnë dhe poshtrëojnë popullin e tyre. Ju jeni brezi që do të hyni në histori për përmbysjen e diktaturës së krimit dhe të drogës. Përmbysja nuk do të vijë nga dhuna por nga zemra juaj.

Monika Kryemadhi

Më tej, Kryemadhi ka kujtuar ngjarjen e përmbysjes së diktaturës komuniste 27 vjet më parë, ku ishin pikërisht të rinjtë ata që bënë ndryshimin në vend.

Problemet në Shqipëria janë nga më të mëdhajat. Mos harroni që rinia shqiptare përmbysi sistemin e diktaturës. Sot mbas 27 apo 28 viteve nuk jemi në një demokraci që aspironim. Demokracia çdo ditë e më shumë po cenohet. Fantazmat po shfaqen në formën e bandave kriminale. Sot ne përballemi me diktaturën e drogës dhe krimit. Ajo nxitet dhe ushtrohet nga narkoshteti shqiptar. Shqiptarët janë vendi i parë në botë që përdor kokainën. Ky raport nuk ka të bëjë me moshën +50 por me rininë shqiptare. Numri i të rinjve në Shqipëri çdo ditë e më shumë po pakësohet. Tani është radha juaj të bëni të njëjtën gjë si 27 vite më parë.

Monika Kryemadhi

Në fund, kryetarja e LSI-së dha edhe dy mesazhe të rëndësishme për të rinjtë.

Mësoni se ndryshe nuk do të arrini asgjë në jetë dhe fiksoni diçka në mendje, mos mendoni se paraja dhe pushteti janë gjithçka. Paraja dhe pushteti janë mjete që kënaqin njerëz që nuk janë të lumtur në shpirt.

Monika Kryemadhi