Kryemadhi: Këto ditë shiu do mbyllen, ditë të bukura do vijnë për shqiptarët! Në 13 prill dilni në protestë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka radhitur sot një sërë arsyesh pse sipas saj qytetarët shqiptarët duhet të dalin në protestë kundër qeverisë më 13 prill, në tubimin e organizuar nga opozita e bashkuar, tashmë joparlamentare.

Në një deklaratë nga selia e LSI-së, Kryemadhi tha se qeveria u ikën përgjegjësive të saj, ndërkohë që policia e shtetit sipas saj është e lidhur me krimin dhe në shërbim të bandave.

"13 prilli është  protesta e gjithë qytetarëve. Do të jetë protestë, ku të gjithë ne së bashku t’i japim fund tranzicionit dhe të ndërtojmë sistemin e vlerave dhe të përmbysim sistemin e antivlerave. Të përmbysim sistemin e krimit të organizuar, të përmbysim sistemin e njerëzve të kapur. Ditë të reja dhe të bukura do të vijnë për shqiptarët, këto ditë shiu do të mbyllen bashkë me errësirën bashkë me ligësinë e një njeriu që ka kapur këtë vend dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Zoti i ruajtë të gjithë shqiptarët", tha Kryemadhi .

Deklarata e Monika Kryemadhit

Më lejoni që në emër të LSI-së të mbaj këtë qëndrim zyrtar përsa i përket situatës në vazhdim në vendin tonë. Ngjarja shumë e rëndë e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit ka tronditur jo vetëm qytetarët shqiptarët, ku tregon pasigurinë, por ka tronditur, por ka tronditur dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Sepse nëse një aeroport ndërkombëtar, i një vendi anëtar të NATO-s, mund të hyhet dhe mund të cenohet në mes të ditës nga bandat e krimit të organizuar është cenim i sigurisë kombëtare, por edhe cënim i sigurisë rajonale. Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt, sepse Aeroporti Ndërkombëtarë i Rinasit, që duhet të jetë vendi i parametrave më të larta të sigurisë, paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë që u duhet atyre për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që atyre u duhen para për tu bërë gati përpara zgjedhjeve të rradhës. Ndihen më shumë të pasigurtë qytetarët shqiptarë sepse kanë përballë një qeveri, e cila në vend që të marrë përgjegjësitë e saj që rëndojnë mbi të, fillon dhe justifikohet si gjithmonë. U ikën përgjegjësive të saj me një sjellje, cila jo vetëm nuk inkurajon qytetarët, por i dekurajon ata, në mënyrë të tillë duke u dhënë forcë, pushtet dhe mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen aspak të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbështetur dhe të përkrahur nga qeveria dhe policia e saj, e cila sot “merr përsipër” për të mbrojtur qytetarët shqiptarë. Qytetarët e thjesht ndihen krejtësisht të pasigurt, sepse nuk shohin askënd që të jetë larguar nga detyra, apo të jetë hetuar, apo të jetë thirrur nga Prokuroria. Por përkundrazi qytetarët shqiptarë shohin që arrestohen nga Prokuroria, thirren nga Prokuroria ata të cilët luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat i kanë ndërtuar me gjak, me djersë dhe kanë mbi 27 vjet që i paguajnë taksa shtetit shqiptar. Të gjithë vazhdojnë t’ja hedhin fajin njëri-tjetrit, nga ministri, nga drejtorët, nga policia, nga konçensionarët e kështu me rradhë, duke bërë deklarata boshe dhe duke bërë demagogjinë e rradhës. Një ngjarje e tillë e rëndë, që përsëritet vazhdimisht në këto vitet e fundit sa herë që kriminelët duan të hyjnë, të sulmojnë dhe të grabisin, tashmë është bërë një provë e qartë e dështimit të qeverisë. E dështimit të kësaj qeverie, që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, nuk përfaqëson as Partinë Socialiste, por përfaqëson bandat, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Kjo qeveri tashmë nuk është gjë tjetër veçse një provë e pandëshkueshmërisë së të gjithë këqijave të këtij vendi, duke filluar nga varfëria, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga kapja e shtetit në dorë të pesë vetëve, që në krye kanë kryeministrin e tyre Edi Rama. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më, “po ndodh kështu si në të gjithë botën”, “bëhen dhe filma dhe në Hollivud me ngjarje të tilla”. Shqiptarët meritojnë siguri, shqiptarët meritojnë vëmendje, shqiptarët meritojnë punë, shqiptarët meritojnë që fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

Një polici tashmë e dorëzuar plotësisht, e çorganizuar përballë krimit dhe kriminelëve demostron jashtëzakonisht shumë, demostron rënien e shtetit dhe demonstron që një polici e tillë shërben bandave dhe nuk është më partnere e qytetarëve, nuk është më garantuese dhe rojtare e sigurisë së qytetarëve, por është kthyer në armike e qytetarëve dhe garanton dhe ruan krimin dhe bandat. Gjaku në fytyrën e qytetarëve të Bregut të Lumit është akuza më e madhe ndaj policisë së shtetit dhe ndaj kësaj qeveri të rënë. Protestat e banorëve të Unazës së Re për më shumë se pesë muaj është akoma një akuzë që qëndron dhe përballet përballë kësaj policie të ç’organizuar dhe kësaj qeverie grabitëse, që grabit pronat e qytetarëve, shtëpitë e qytetarëve për t’ja u dhënë bandave dhe trafikantëve për të pastruar paratë e tyre. Kjo gjë tashmë është bërë një provë, ku prona, liria dhe dinjiteti i shqiptarëve nuk është më vlerë për qeverinë, por përkundrazi këto virtyte tashmë janë kthyer në antivlera për qeverinë, ku për hir së të vërtetës këto janë vlerat e qytetarëve shqiptarë.

Shteti tashmë është vënë në dispozicion të krimit, trafiqeve dhe jo qytetarëve. Shteti  nuk është më në vijë të parë në luftën kundër krimit të organizuar. Por është në vijë të parë në luftën kundër qytetarëve të saj, kundër protestuesve të thjeshtë. Shteti grabit miliona me konçesione, në vend që të shpenzojë miliona për të ringritur Policinë përballë një krimi të organizuar që fuqizohet gjithmonë e më shumë. Përballë një krimi të organizuar që është më i pasur, që ka më shumë para, ne kemi një polici dhe policë të cilët paguhen më pak se ç’janë paguar në këto 30 vjet tranzicion. Kemi një polici të demotivuar, pagesat e të cilëve janë në kushtet e mbijetesës njerëzore. Kemi një qeveri që sot  i dëgjojmë që bëjnë deklarata qesharake ku ja hedhin fajin njëri-tjetri. Kemi një ministri të brendshme me një gjeneral që deklaron në Kuvend se është cënuar siguria, kemi dhe një ministri mbrojtje ku deklaron se nuk kemi cënim të sigurisë kombëtare. I vendosin shqiptarët përballë një gjeagjëze, e cila nuk ka zgjidhje kurrë. Por ka vetëm një përgjigje, kapja e shtetit. Kapja e shtetit është ajo e cila sot po jep efektet e saj. Sot Kuvendi ilegjitim do të miratojë një rezolutë, përsa i përket hapjes së negociatave. Në fakt ata deputetë që kanë pak dinjitet në atë parlament dhe ata me  eksperiencë, të cilët e kuptojnë rrugën pakrye që i ka futur Edi Rama, duhet të qartësojnë përfundimisht nëse qeveria shqiptare i ka hapur negociatat apo jo. Ju kujtoj deklaratën e qershorit të 2018, ku Edi Rama me shokë hapën shishet e shampanjës për të festuar hapjen e negociatave. Demagogjia dhe propaganda boshe për të lyer fasadat e godinave të kalbura ka mbaruar. Prandaj dhe 13 Prilli do të jetë protesta e të gjithë qytetarëve. Do të jetë protesta e bizneseve të vogla, të cilët po falimentojnë çdo ditë. Do të jetë protesta e shtresës së mesme, e cila po largohet çdo ditë. Do të jetë protesta e pensionistëve, ku pensionet e tyre nuk dalin as për të paguar dritat dhe ujin, e jo më për të paguar ilaçet. Sepse po nuk pagove dritat dhe ujin përfundon në birucat e krimit të organizuar. Ndërsa kriminelët shëtisin në mes të Tiranës si zot të këtij vendi. Do të jetë protesta e studentëve, kërkesat e të cilëve jo vetëm që nuk u realizuan, por shkuan më lart, i rritën tarifat e tyre. Do të jetë protesta e atyre pedagogëve apo dhe e atyre rektorëve të cilët Edi Rama i përdori për të shuar protestën e studentëve, për të kërcënuar studentët, për të kërcënuar pedagogë që përkrahën studentë dhe tashmë i çon në dyert e Prokurorisë për tu mbyllur karrierën e tyre me turp. Do të jetë protesta e atyre mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë filluar kurset e gjermanishtes për t’u larguar nga Shqipërisë, sepse nuk kanë më asnjë lloj garancie për profesionin e tyre dhe për sigurinë e jetës së tyre.

Do të jetë protesta e mësuesve shqiptarë, të cilët ndihen më të rrezikuar se kushdo tjetër, që janë nën efektin e njerëzve të paaftë, mediokër të arsimit shqiptar që po e shkatërrojnë  çdo ditë e më shumë. Do të jetë protesta e të papunëve, të cilët po gjejnë mënyra të trafikut të njerëzve për t’u larguar nga Shqipëria dhe për t’i çuar në ilegalitet për të punuar në vendet e BE. Do të jetë protesta e atyre nënave të veshura me të zeza, të cilat nuk gjejnë sot akoma fëmijët e tyre që janë zhdukur nga droga dhe krimi i organizuar. Do të jetë protesta e të gjithë atyre prindërve, që duan të krijojnë një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre. Do të jetë protesta e fermerëve dhe e blegtorëve, të cilët po vazhdojnë dhe po mbajnë me sakrifica të papara fermat e tyre edhe pse shteti i shikon si armiq. Do të jetë protesta e te gjithëve, do të jetë protesta e shqiptarëve, do të jetë protesta e të gjithë atyre njerëzve, të cilët ndihen shqiptar e duan vendin e tyre dhe duan të mbyllin njëherë e përgjithmonë këtë tranzicion të hidhur dhe të dhimbshëm prej  30 vitesh.  Do të jetë protesta e të gjithë atyre që duan të bëjnë një pakt, një pakt kombëtar, një pakt të sinqertë, ku të shikojmë në sy njëri-tjetrin për të krijuar axhendën e ardhme të Shqipërisë, një axhendë të së ardhmes së shqiptarëve, një axhendë që garanton sigurinë, garanton lirinë, garanton të drejta të barabarta, garanton një sistem drejtësie të barabartë, garanton një shëndet publik për të gjithë shqiptarët të barabartë, garanton një arsim të barabartë, garanton çdo gjë që të gjithë të jenë të barabartë përballë shtetit. Do të jetë protestë, ku të gjithë ne së bashku t’i japim fund tranzicionit dhe të ndërtojmë sistemin e vlerave dhe të përmbysim sistemin e antivlerave. Të përmbysim sistemin e krimit të organizuar, të përmbysim sistemin e njerëzve të kapur. Ditë të reja dhe të bukura do të vijnë për shqiptarët, këto ditë shiu do të mbyllen bashkë me errësirën bashkë me ligësinë e një njeriu që ka kapur këtë vend dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Zoti i ruajtë të gjithë shqiptarët

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 12/04/2019 09:32

    'kerkoni ju opozitaret;Meta,Basha,Kryemadhja,Mediu,Shehi dhe grupi brohorites I Protestave?!nese kerkoni zgjedhje,keni me 30 Qershor ku mund t'i matni forcat,besimit te Sovranit,edhe spe po dukeni ne Protesta opozitare dhe Mitigjet pelaktorale pozitare.Populli thuoni e ka radhen te vendos.Po pse andaj pengoni pjesen pakice te popullitr ,opoziatr te del ne zgjedhje?!C'do te thot kjo?!U duk edhe ne Kukes,sa kishta ajo hapesire e mbvyllur e Bashes, e sa kishta ajo hapesire e hapur e Rames.10:l.Zgjidhni deri kur mund te bindeni mendimit nderk ombetar dhe vendor,Se Protestat jane teper te paligjshme,everia eshte legjitime,Dogjet voten e Sovranit,jo mandatin e deputetit,Zgjedhjet ishte te lira e dekokratike,sepse vet ju I drejtuat me gjasht minsitra.Cka TANI?!

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 11/04/2019 16:52

    Flet kjo fallxhore e felliqur me burrin president,kulmi

    Përgjigju
  • Krraba pa flori Ku shkoi???: 11/04/2019 16:17

    Po brekushet ku I ke moj " modele" e Metes???!!! , qe nuk ke e ske si te kesh ndonje alternative tjeter pervec protestes A e Di ti si thote populli moj sheleme se gjella me kripe e kriza me karar Protestat tuaja a e kuptoni se po u zbehni e peshtini rolin e madh qe Kane duke kthyer ne material per humoristet Ju u braktisen njerzit e zgjedhur e jo me elektorati I thjeshte Kot krekosesh si gjeli me maje te plehut se leshelija tuaj familiare ka marre fund do ngelesh me Kesin " potencialin " e madh qe ke e me Petritin qe nuk ka asgje te perbashket me emrin qe ka , mbasi eshte kthyer ne sorre

    Përgjigju
  • dulja: 11/04/2019 15:40

    me ju gjera atje nuke veme ikni merrni protestuse borce nga Rusia

    Përgjigju
  • Shkodra: 11/04/2019 14:24

    Hahahaha Mona po nga kishe humbur moj, pa merak se aty do jem, uuuu se harrova e ke lajmerur depitetin e shk Agron Bethen ??

    Përgjigju
  • ela: 11/04/2019 14:19

    Ju lutem mos luani me me nervat tona mos publikoni asnje lajm te kesaj dhe te gjithe politikaneve,boll halle kemi sna del te hame buk ,nuk largohemi dot nuk jetojme dot smarim me fryme dot ,jemi te vdekur dhe te pavarosur dhe nuk eshte e zotit qe keta te hedhin val;le rreth kufomave tona.E mbushen ketre vend me kurva ,me drog, me burgja,me vrasje, pa buke.prishen familje si flet motra vellait, vellai vellait shef vetem trishtim ne syte tona,ju lutem na i lehtesoni sado pak dhimbjen ne shpirt te ne grave ,ju lutem pafindesisht qe ne skemi te hame dhe kjo lavire te na beje moral.i lutem zotit neqofte se ka pio nuk e besoj hakmeru ndaj tyre dhe fem,ijve te tyre 10 breza .mallkoi ne jete te jeteve pkehrat

    Përgjigju
  • Populli: 11/04/2019 14:13

    Si nuk ke nje fije turp moj cipeplasur,i ben thirrje popullit te dale per fytyren tende dhe te Lulzim kryemashtruesit,ju jeni keqja e ketij vendi,te dale populli e te shporre ty dhe Lulin,ju funderrina duhet te zhdukeni nje ore e me pare nga politika.

    Përgjigju
    • Raul: 11/04/2019 17:34

      Ka mbetur vetem me Kejdin dhe sharebajgat e tjera e kane pare me sy fundin politik, tashme Nafija dp mbeshtetet tek Krrici i Faros, dhe tek Edhjet brahimllari

    • Robi: 11/04/2019 15:53

      Nafija paska komunikuar mbreme me zotin dhe tani po tregon perrallat e pushtetit , se duhet me i shku prapa doktoreshes fallxhore me 13 prill se do rrezohet ne enderr Edi rama. Kjo ka nje lajthitje delirante, pothuaj ne ekstaxe, dhe ne mjerim te madh politik

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen