Më 13 prill (të shtunën) opozita joparlamentare proteston kundër qeverisë. Një protestë që ndryshe nga tetë të tjerat do të nisë mbasdite në orën 18:00 dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë plan për të qëndruar edhe gjatë natës para kryeministrisë. Një protesë simbolike po mbahet edhe sot, e cila i është lënë në dorë të rinjve të Forumeve Rinore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Më herët liderët e opozitës kishin deklaruar se sa herë të ketë seancë do të mbahen protesta kundër qeverisë dhe parlamentit që sipas PD-së, LSI-së dhe aleatëve, është legjitim. Vendin e opozitës në Kuvend e zunë deputetë nga listat e kandidatëve vijues në zgjedhjet parlamentare të PD-së dhe LSI-së. Protesta e sotme pritet të lihet në dorë të të rinjve pa praninën e liderëve politikë, të cilët mesa duket po mbledhin energjitë për protestën e 13 prillit.
Të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike janë vendosur para Parlamentit, teksa brenda tij u betuan tre deputetë të rinj nga listat e kandidatëve vijues në listat zgjedhore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017-ës.
Të rinjtë kanë ngritur stenda para Kuvendit, dhe në mënyrë simbolike thonë se shesin mandate. Sipas opozitës joparlamentare, deputetët e rinj që po plotësojnë Parlamentin, janë të blerë nga mazhoranca.
"Shesim mandate deputetësh, kanë mbetur dhe nja 37 emra pa mbushur, duke qenë se po zgjat ky proces dhe po bëhet në fshehtësi, dolëm haptazi t'i blejmë", tha duke ironizuar një prej të rinjve.
Hahahahhaha 12 veta hahahhahahahha 12 humbesira qorra te pa udhë hahahahhahahahhaha
Përgjigju