'5 Pyetje nga Babaramo' ka nisur mbrëmjen e sotme sezonin e ri, ku të ftuarën e parë ka pasur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Duke folur për listat e hapura dhe koaliconet parazgjedhore të cilat pritet të përcaktohen këtë muaj në Kodin Zgjedhor, Kryemadhi tha se LSI është partia që do lista 100 % të hapura dhe se deklarata e Ramës se po nuk u siguruar kuota gjinore nuk do kryhet janë demagogji për të hequr vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe se nuk i do listat e hapura.
Në lidhje me koalicionet parazgjedhore, Kryemadhi tha se opozita është e unisuar dhe se do të shkojë si një grup i vetëm kundër Edi Ramës, por nuk sqaroi se si do të bëhej kjo listë duke u shprehur se fillimisht të miratohet Kodi Zgjedhor me ndryshimet përkatëse dhe më pas do të ndërtohet lista.
"Ajo që kam kuptuar se çdo fjalim i Ramës është një test për grupet për sondazhet ashtu ishin dhe ndryshimet kushtetuese dhe çdo gjë që ne dëgjojmë janë një test që bën për leximin e sondazhet që ai bën. Ne si opozitë i kemi të mbaruar obligimet që kishim për kodin zgjedhor, çdo gjë që vjen më pas është pjesë e Këshillit Politik për të ecur hap pas hapi çdo lloj propozimi që do të vijë. Për sa i përket listave të hapura, ajo që unë kam theksuar gjithmonë dhe që e them, kanë qenë një demagogji që në momentin që u hap ideja e listave të hapura. Për të larguar vëmendjen nga problematikat, nga mungesa e vendeve të punës, për të hequr vëmendjen nga situata e tmerrshme ekonomike, nga problematikat e qeverisjes së Rilindjes. Pra çështja e listave të hapura ishte për të krijuar një lloj ç'fokusim debati midis idhtarëve të listave të hapura, kandidatëve e shumë e shumë gjëra të tjera por në fakt në vetvete listat nuk janë të hapura. Sot, ne si opozitë kërkojmë lista të hapura 100% e cila është në propozimin e Këshillit Politik dhe unë shpresoj që ky i fundit i cili do të mblidhet besoj. Nëse do ta mbledhin, besoj se do ta miratojnë hapjen e listave 100%. Të jeni të bindur se ajo që unë kam kuptuar është se Rama nuk ka për ta pranuar një gjë të tillë sepse do të jetë kandidati më pak i votuar në Partinë Socialiste. Kështu që nuk besoj se Rama do të shkojë drejt kësaj gjëje por përdori një kauzë po themi sa demokratike, sa e sinqertë nga qytetarët për të krijuar këtë lloj efekti. Unë nuk mendoj që problemi qëndron këtu, ky është një hap i cili është një proces që duam apo nuk duam do të ecw. Pastaj, nëse ky proces bllokohet do të ndodhë për shkak të Rilindjes, nëse do të zhbllokohet do të ndodhë për shkak të mungesës së çdo lloj bllokimi që mund të krijojnë ose infrastrukture të pamundur për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Data 25 prill tashmë është një datë, është një fillim për të gjitha partitë politike të cilat besoj që fillojnë tashmë agjendën e tyre politike. Si do veprohet me koalicionet? Ne jemi në unison me PD dhe opozitën ku të gjitha partitë politike janë të renditur kundër Edi Ramës. Ne do të shkojmë si një grupi i vetëm kundër Ramës. Çdo ndryshim në kodin Zgjedhor duhet të miratohet me konsensusin e Këshillit politik. Të miratohet kodi do të ndërtojmë listën, nuk është problemi i listave por alternativat që do i japim shqiptarëve", tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi mohoi që të ketë një mundësi riafrimi mes PS dhe LSI duke thënë se shprehja ‘never say never’ është për burrat dhe jo për gratë pasi ato nuk bëjnë kompromise mbi të ardhmen. Nëse do të jetë një afrim mes Bashës dhe Ramës, Kryemadhi tha se ka pasur tentativa për ta joshur kreun e PD, por ai ka rezistuar me seriozitet.
"A ekziston një mundësi riafrimi e Bashës me Ramën, a i druheni kësaj? Kjo nuk është një pyetje që duhet të më bëhet mua. Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Basha. Por unë dua të theksoj, është që zotin Basha jo vetëm që e kanë intimiduar, kërcënuar apo edhe e kanë joshur për të realizuar një gjë të tillë. Por rezistenca e tij ka qenë për hir të së vërtetës jashtëzakonisht serioze. Ai jo vetëm që nuk ka pranuar një gjë të tillë, por zoti Rama jam e bindur që vazhdon edhe sot e kësaj dite, jo vetëm me zotin Basha. Po me ju të LSI-së?Me ndonjë nga LSI-ja po, por me mua s’ka shanse. Sepse kjo “Never say never” është për burrat, jo për gratë. Gratë janë më adapte në këtë punë, sepse gratë nuk bëjnë kompromis me të ardhmen e fëmijëve", tha Kryemadhi.
Marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, për Kryemadhin është e mirë por që duhet parë në vijimësi se si do të shkojnë gjërat. Ajo tha se në këtë takim u rikonfirmua minishengeni, por jo teza e Ramës që donte të linte jashtë Mitrovicën. Sipas saj rikonfirmimi i minishengenit është njohja e Kosovës me të drejta të barabarta nga Serbia.
"Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e kamë përshëndetur, është një marrëveshje që vlen për tu parë. Ajo është një rikonfirmim i minishengenit për sa i përket të drejtave të barabarta, njohjes së Kosovës, është një hap i parë i lëvizjes së ekonomisë, por do të shikojmë si do të vazhdojmë më pas me bisedimet që do të vazhdojnë në Bruksel. Teza e Ramës u prish se si donte të linte Mitrovicën dhe eshtrat e Isa Boletinit në Serbi. Ajo çfarë ndodhi në Uashington nuk ishte teza e Ramës për minishengen, por të presim si do shkojnë gjërat", tha Kryemadhi.
Minishengeni ka qenë shumë e sulmuar nga opozita dhe nga politikanë të Kosovës, por me rikonfirmim e Trump të gjithë nxituan ta përshëndesnin. Që në krijimin e idesë së minishengenit dhe zhvillimit të takimeve mes vendeve, Rama ka thënë se Kosova do të jetë në këtë projekt me të drejta të barabarta si gjithë vendet e tjera dhe se duhet t'i bashkohet nismës, por në atë kohë të gjithë e sulmuan.
Monika Kryemadhi mohoi që të ketë një mundësi riafrimi mes PS dhe LSI duke thënë se shprehja ‘never say never’ është për burrat dhe jo për gratë pasi ato nuk bëjnë kompromise mbi të ardhmen. Nëse do të jetë një afrim mes Bashës dhe Ramës, Kryemadhi tha se ka pasur tentativa për ta joshur kreun e PD, por ai ka rezistuar me seriozitet.
"A ekziston një mundësi riafrimi e Bashës me Ramën, a i druheni kësaj? Kjo nuk është një pyetje që duhet të më bëhet mua. Kjo është një pyetje që i duhet bërë zotit Basha. Por unë dua të theksoj, është që zotin Basha jo vetëm që e kanë intimiduar, kërcënuar apo edhe e kanë joshur për të realizuar një gjë të tillë. Por rezistenca e tij ka qenë për hir të së vërtetës jashtëzakonisht serioze. Ai jo vetëm që nuk ka pranuar një gjë të tillë, por zoti Rama jam e bindur që vazhdon edhe sot e kësaj dite, jo vetëm me zotin Basha.
Po me ju të LSI-së?Me ndonjë nga LSI-ja po, por me mua s’ka shanse. Sepse kjo “Never say never” është për burrat, jo për gratë. Gratë janë më adapte në këtë punë, sepse gratë nuk bëjnë kompromis me të ardhmen e fëmijëve", tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë duke thënë se jo që nuk kanë për t'u rritur rrogat mësuesve dhe infermierëve, por se punonjësve u është kërkuar të përgjysmojnë rrogën dhe të marrin njerëz të tjerë në punë me kontrata 6 mujore. Kjo tha Kryemadhi është skandal dhe ndodh në çdo drejtori.
"Rama t'u japi njëherë pagat e pandemisë dhe pastaj t'u jap rritjen. Pastaj lanë nam me drejtorët që marrin njerëz me kontrata 6 mujore dhe u japin gjysmën e rrogave punonjësve që kanë. U kërkojnë punonjësve të ndajnë rrogën dhe i justifikojnë në bordero 2 javë punon njeri dy javë tjetri. këtë e kam të sigurt dhe ndodh në çdo drejtori", tha Kryemadhi.
Ironisë të kryeministrit Rama se ka hipur në varkë po nuk ka vela, Kryemadhi iu përgjigj se ajo hipën në vakrat e shqiptarëve dhe jo në jahtet e oligarkëve. Kryemadhi madje ka bërë një deklaratë të fortë se ka socialistë që nuk e duan Ramën dhe e gjejnë veten më shumë tek LSI duke u shprehur se "duan një dorë në revani dhe një dorë në bakllava".
"Unë hipi te varka në Pogradec, unë hipi te varka e shqiptarit, ai hipën në jahtet e oligarkëve. Njerëzit kur nuk të duan më të tregojnë axhendën se ku hyri e ku doli. Këto që më tregojnë nuk janë mbështetësit e mi, por janë socialistët që duan një dorë në revani e një dorë në bakllava. Socialistët e vërtetë janë rrugëve, janë të diskriminuar, PS është e vlerave, e solidaritet njerëzor dhe ata e gjejnë vetën në LSI", tha Kryemadhi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" tha se partia e saj do të vijë me firgua të reja në zgjedhjet e 2021-shit dhe se vetëm ajo bashkë me Petrit Vasilin janë më të vjetrit.
"LSI do të paraqitet me figura të reja, unë me Vasilin jemi më të vjetrit. Dje kishim 16-vjetorin dhe më dërgonin foto të para disa viteve. Ne kemi më shumë matematicientë se Rama. Pavarësisht inateve politike, ne kemi nevojë për një opozitë të qëndrueshme që të krijohej balanca. E kemi ndonjë dhimbje të vogël e kemi për PS-në. Qoftë Monika apo Basha nuk do të lëmë asnjë votë të opozitës që të shkojë dëm, çdo votë do të jetë një mandat", tha Kryemadhi.
Munika! Kontratat gjashté muajore janê shpikja djallêzore jotja personale dhe jo vetêm kjo por duhet té shkosh para drejtêsisé pêr punêsime fiktive nê vite e vite tê militantve fashisté! Spaku dhe bkh.duhet ta hetojnê két fenomen hajdutêrie, tê sekuestrojné vilat e pallatet dhe lekët ti kthehen shtetit!
PërgjigjuSa e ke pazarin e nje vote kete radhe?
PërgjigjuPo solle dhe vota te tjera, ke servis te plote dhe nga Kejdi Dhomcakallja.
bobi me kete shpjegim qe ke dhene vota ime eshte per monen. Njerezit e tjere ja kan pa keto qe thua, jo me me keto qe thua
si paradhenie ka 2 ore hapje shalesh e thithje cari. Kur ti votosh, ke sex hardcore per 1 vit te garantum nga Mona baxhella
e ka ngritur cik tani se nuk e shikon sa e mire eshte bere me tere ato operacione plastike qe ka bere. Si lart e poshte. E sigurt eshte bere e virgjer
Po mona po mjer per ata e te besojne ty
PërgjigjuKeto qe thot kjo e pa moralshme jane pislliçet qe bone per 8 vite ne pushtet sa me PDne sa me PSne duke i mashtruar per pune i merrte jua merrte gjysmen e rroges dhe ne fund i nxirrte nga puna,kjo eshte ajo bushtra qe genjen rinine me nje kamping ne Jale,me parate e vjedhura shqiptareve.
PërgjigjuPO SI MUND TE HYJNE SOCIALISTET PROGRESISTE E MODERNE NE PARTINE TENDE MOJ PLEHRE TEK PARTIA E BAXHELLAVE,,--KATUNAREVE TE LSI DHE NJEREZVE TE PAAFTE......
Përgjigjujepi Mona. Fillo shpernda valixhet me lek, se rroçken gati ta kam bo.
PërgjigjuJa dhe baxhella na mbushi mendjen.
PërgjigjuMona 3 deputete do marim ne Vlore.Mua prap drejtor dogane te hame pime dhe qime
Përgjigju