Kryemadhi mbath çizmet në fermën e përmbytur në Laç: Mungesa e seriozitetit të qeverisë ka sjellë këtë gjendje (VIDEO)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar në Laç për të parë nga afër situatën pas përmbytjeve.

Gjatë inspektimit në tokat e një femeri ajo kishte veshur çizmet, ndërsa gatë bisedës vijoi akuzat ndaj qeverisë duke thënë se nuk ka marrë masat e duhura.

"Dmth këtu përveç HEC-it që ka krijuar prurje të mëdha uji, ka dhe reshje të shumta. Hidrovoret a punojnë apo jo? Ka një problem me thënë të drejtën, sepse meteorologët kanë ditë që e paralajmërojnë që do të ketë shira të mëdha, e prandaj shërbejnë dhe institucionet specifike, kordinim e kësaj që të mos ketë probleme, hapjen e digave të kontrolluara që të mos kemi probleme me digat. Mungesa e seriozitetit dhe menaxhimit e ka sjellë një gjë të tillë.

Eshtë një problem shumë i madh dhe siç e the dhe ti që nuk jam njeri anonim dhe kujdesi është jo vetëm për ty që është taksapagues dhe mban njerëz në punë. Ti je një njeri që krenohet shteti me ty dhe ndihma nga shteti ka qenë 0. Dhe është edhe stuhia e Spanjës që po vjen drejt Shqipërisë. Çfarë mund të bëjmë për rënien e lirë të ujit që të bjerë niveli", tha Kryemadhi.

Më parë Kryemadhi ishte me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë me të cilët shprehu shqetësimin për situatën e krijuar nga përmbytjet. Sipas saj janë me mijëra shtëpi të përmbytura dhe familjarët nuk kanë asnjë përkrahje.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • King: 10/01/2021 19:27

    Shko bej shurren o shurrane e LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër