Kryemadhi: Me programin tonë të rinjtë do punojnë në Call Center gjatë kohës që studiojnë, kanë rroga dhe orare të mira

Kryemadhi: Me programin tonë të rinjtë do punojnë në Call Center gjatë kohës që studiojnë, kanë rroga dhe orare të mira

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takim me disa të rinj në Call Center

TIRANË- Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë punojnë sot në Call Centre, por kryëtarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka bërë pjesë të programit të saj elektoral. Ajo shton se kjo u jep mundësinë të rinjve që gjatë kohës që studiojnë, të kenë mundësi për të punuar dhe për t’u paguar mirë duke punuar edhe pak orë.

Në takimin me të rinjtë në një Call Center, numri një i LSI-së, tha se pjesë e programit të LSI-së në këto zgjedhje është 'Mëso dhe Fito', sipas së cilës krijon për të krijuar qartësuar idetë për rrugën që do të ndjekësh.

“Pavarësisht se çfarë shkollimi bën, Call Center sot është një lloj biznesi që ofron një pagë shumë të mirë. Vërtet ti merr një prioritet në degët e universitetit, por kur mbaron universitetin, prapë je i paqartë se cilat janë hapat që do të hedhësh në vijim, dhe ndoshta kjo pjesa e Call Center është edhe një gjë e mirë.  Ne prandaj e kemi të përfshirë edhe në programin tonë, me ‘Mëso dhe Fito’ që mund të jesh edhe në shkollë, por edhe punon, për të krijuar në këtë mënyrë një lloj mundësie edhe për të qartësuar idetë e tua për atë rrugë që do të ndjekësh nesër.

Shpeshherë mungesa e objektivave dhe e planeve na ka bërë që jo vetëm të rrimë në vend, por edhe të kthehemi mbrapsht në objektivat tona.  Për mua është hera e parë që hyn në një biznes të tillë. Kemi shumë miq që kanë Call Center. Kisha dëgjuar, por nganjëherë njerëzit duhet ti shohin, ti prekin gjërat vetë dhe faktikisht është një hapësirë që ndoshta mund të krijojë një mundësi të mirë punësimi, me një pagë të mirë paguar, por ndoshta edhe duhet ta vrasim pak mendjen, sepse sikurse ju keni sjellë risi përsa i përket ndihmës që i jepni klientëve me kreditë, apo shitjen e siguracioneve, të mos rrimë thjesht në kuadrin e kësaj, por të dalim edhe në kuadrin e krijimit të out-sourceve, që janë tepër të domosdoshme.

Në fakt në një farë mënyrë i ka India, por edhe vende të Bashkimit Evropian, që janë vetëm gjysmë ore larg dhe mund të jenë out-source që rrisin të ardhurat tek ne, por krijojnë edhe mundësi zhvillimi.  Përveç çështjes së orareve, është edhe çështja e pagesave, të cilat krijojnë mundësinë për shitjen e produkteve, të cilat kanë cilësi të lartë, pagesë të mirë, por edhe janë të garantuara në pagesa përsa i përket kompanive që janë këtu, por edhe punonjësve. Nga ana tjetër është shumë më e kollajshme të jetosh në Shqipëri, sepse edhe klima është shumë e mirë, janë afër familjeve të tyre.

Nëse Zvicra jeton me sistemet bankare, ne mund të jetojmë me krijimin e hapësirave apo të netëork-ut të IT-së edhe pse e gjitha bota tashmë po shkon drejt komunikimit virtual, teknologjisë. IT-ja është një nga punët më të paguara sot, por ne duhet ta kthejmë në eficiencë në mënyrë të tillë që të ketë garancinë e punës, por edhe cilësinë e mësimdhënies, por edhe të profesionistëve me një cilësi të mirë”, tha Kryemadhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës