Kryemadhi me strukturat e LSI: Bashkinë e Fierit nuk e drejton kryetari por gruaja e tij

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte në Fier ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë në këtë qytet. Përveç akuzave drejtuar qeverisë, kryeministrit dhe ministrave, Kryemadhi ka akuzuar sot edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, socialistin Armando Subashi, se nuk ka bërë aq sa duhet për qytetarët e Fierit. Kryemadhi tha para strukturave të LSI në Fier, se bashkia e Fierit, nuk drejtohet nga “kryetari” por nga “gruaja” e tij.

“Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë.”-tha Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit në Fier:

Mendimi ynë është që nuk është më koha për të bërë rolin e intelektualit dhe rolin e kritizerit, thjesht duke vëzhguar apo duke kritikuar apo duke konstatuar probleme, por tashmë ne duhet të marrim në dorë fatet tona për të zgjidhur problemet në të cilat kalon Shqipëria. Në fakt me thënë të drejtën parada kishte vetëm një element, që në këto vite ekonomia shqiptare ka pasuruar vetëm disa persona dhe ka varfëruar 98% të shqiptarëve. Vetëm 2% e shqiptarëve janë pasuruar, ku janë klientët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës dhe për të shpëtuar fytyrën e vetë rrëzoi qeverinë e tij të re që ishte pa tepsi dhe pa kazan, dhe ngriti një qeveri tjetër që është qeveri UFO-sh, që nuk kanë asnjë lloj identiteti apo përfaqësie se çfarë do të na sjellin apo do të përfaqësojnë në vendin tonë.  ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është sensibilizimi, është sensibilizimi dhe zgjimi i ndjenjës se protestës.Unë jam e bindur që socialistët janë më të zemëruar se demokratët apo se anëtarët e partisë sonë. Pse janë më të zemëruar? Janë të zemëruar se e kanë ndjerë veten të shfrytëzuar, të përdorur, të konsumuar dhe në fund të ditës janë njerëz që janë që janë më pak të shpërblyer nga pushteti i tepsisë së Edi Ramës. Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 06/01/2019 11:28

    Mona ti nuk ke turp kur merr neper goje Armando Subashin qe do kishin zili gjithe qytetet ta kishin kryebashliak . Armando e ka kthyer Fierin ne qytetin me te bukur dhe me te jetueshem ne Shqiperi dhe se cdo premtim e ka kthyer ne realitet dhe jete e pohojne mbare populli i Fierit

    Përgjigju
  • geni: 05/01/2019 21:07

    Gruaja e Subashit është një vazjë e rrallë e qytetit.Nuk u ndihet zëri si familje.Nëse ty të tallin,ose të fusin në qorrsokak është punë tjetër.Ndalo te Ura e Sheqit,sepse miqtë e Likes kanë ndonjë pako për të qerasur.Këtë e dinë të gjithë në Fier.Mos harro,se një ditë do hapen të gjitha.

    Përgjigju
  • TATA: 05/01/2019 16:38

    Po MOJ MONIKA ASHTU ASHT SI THUA TI .GRUAJA E SUBASHUT DREJTON BASHKIN NDERSA ILIRI DREJTON L.S.I. MONIKA KOK MADHJA DREJTON PRESIDENCEN .E BEN VETE TI KTE PUNE PRANDAJ MENDON PER TJERET.FESTO MOJ VITIN E RI SR PUNET E MIRA PRESIn CJU KA KAP KY PANIK I MADH OER NJE VIT QE SJENI NE KAZAN OSE TEPSIN

    Përgjigju
  • TATA: 05/01/2019 16:38

    Po MOJ MONIKA ASHTU ASHT SI THUA TI .GRUAJA E SUBASHUT DREJTON BASHKIN NDERSA ILIRI DREJTON L.S.I. MONIKA KOK MADHJA DREJTON PRESIDENCEN .E BEN VETE TI KTE PUNE PRANDAJ MENDON PER TJERET.FESTO MOJ VITIN E RI SR PUNET E MIRA PRESIn CJU KA KAP KY PANIK I MADH OER NJE VIT QE SJENI NE KAZAN OSE TEPSIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK