Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
Para mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka përcjellë me një mesazh një rrjete sociale drejtuar Ilir Metës lidhur me përplasjet brenda partisë. Ajo shkruan se "meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik".
Sipas Kryemadhit “çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”. Nisur nga reagimi i Kryemadhit në këtë mbledhje pritet që të ketë përjashtime të tjera, në kuadër të "Rithemelimit" të partisë që ka nisur vetë Meta.
“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo”, shkruan Kryemadhi.
Krahas shpërthimeve me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë kreu i PL-së ka folur edhe për revolucion kundër "xhimkave" në parti dhe atyre që sipas tij e kanë "tradhtuar". "Kurbani" i parë i kësaj fushate spastrimi të Metës brenda partisë ka qenë nënëkryetari i partisë Endrit Braimllari i cili dha dorëheqjen me argumentin se gjendet në kushtet e pamundësisë për të kryer detyrën për shkak të faktorëve të brendshëm.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.6%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
52.2%
Vota total: 11776
Lajme të tjera
-
'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve
2 Maj, 21:20
-
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm
2 Maj, 18:17
-
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
2 Maj, 16:37
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023
2 Maj, 13:54
-
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
2 Maj, 12:22
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia
1 Maj, 21:39
-
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
1 Maj, 19:47
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Lutfi Dervishi: Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
1 Maj, 12:04
-
Frrok Çupi: Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë
1 Maj, 10:11