Dosja 184/ Kryemadhi: Deputetë e ministra, blenë vota me lekët e hashashit

Gjatë takimit të zhvilluar me LSI-në e Gramshit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi theksoi tha se LSI nuk do të ndalet në asnjë moment duke denoncuar blerjen e votave me paratë e drogës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ajo solli në vëmendje se mbi 300 denoncime janë bërë nga LSI në zyrat  e OSBE-së për blerjen e votave dhe përdorimin e bandave kriminale nga ana e Rilindjes. Kryemadhi përmendi dhe dosjen 339 dhe dosjen 184, ku sipas saj ministra dhe deputetë të Rilindjes janë të përfshirë në blerjen e votave me grupet kriminale.

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017, të cilat jemi koshient dhe të vetëdijshëm që i kemi deklaruar që me 5 korrik që votat janë blerë me paratë e drogës, njerëzit janë kërcënuar me polici, i kemi denoncuar. Janë mbi 300 denoncime të LSI-së në zyrat e OSBE-së, ku denoncojnë jo vetëm blerjen e votës, por dhe përdorimin e bandave kriminale edhe të segmenteve kriminale, së bashku me Policinë e Shtetit në favor të votës për PS-në. Nuk u ndalëm në asnjë moment dhe nuk kemi për tu ndalur për ta denoncuar. Sot në zyrat e Prokurorisë qëndron “Dosja 339”, për përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS-së, që nga Vangjush Dako dhe pse jo edhe Edi Rama, ku blihen votat me grupet kriminale.

Dosja 184, ku ka ministra e deputetë të PS-së të përfshirë në blerjen e votave, por dhe në këmbim të blerjes së votave përkundrejt lejimit të parcelave të hashashit në Bashkinë e Dibrës. Kriminalizimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka shkuar në çdo qelizë dhe vetëm shkrirja e një Parlamenti, që vjen si rezultat me një mazhorancë të ardhura me vota të blera dhe të deformuara, nëpërmjet parave të krimit, nëpërmjet bandave kriminale, nëpërmjet krimit të organizuar, do të ishte e vetmja mundësi për të risjellë stabilitetin dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik të Shqipërisë në këto 30 vite dhe për të hapur një etapë të re, etapën e stabilitetit, etapën e zhvillimit ekonomik,e tapën e integrimit europian të vendit.

Për të kthyer edhe njëherë besimin e qytetarëve shqiptarë te institucioni, te shteti, te politika dhe jo njerëzit të jenë të zhgënjyer dhe të përdorur prej saj, por për ta parë politikën si një instrument për të zhvilluar politika, në mënyrë të tillë që të krijojnë mirëqenie për veten tyre, për fëmijët e tyre, shëndetësi të merituar, zhvillim të merituar, ekonomi të zhvilluar dhe të begatë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lsi *sti: 10/03/2019 05:36

    Sa shpeit te del boja po te jesh budallaqe si kjo politikane .

    Përgjigju
  • xreport: 09/03/2019 22:49

    FILMI BABALE 3

    Përgjigju
  • Robi: 09/03/2019 19:03

    Po leshi dhise me cfare i bleu votat moj Nafije Dybeku, apo me floririn e krrabes, qe e di gjithe populli kush e vodhi, e ka thene vete Sali Berisha ne parlament se kush eshte hajduti i floririt te Krrabes

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/03/2019 17:21

    Ti Miniqi te gjitheve na ndez na i con se ndryshe ...

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 09/03/2019 16:43

    Une e kam ndez gjuhen Mona gati e kam te pres per relaks

    Përgjigju
  • Turpi dheut: 09/03/2019 16:05

    Te gjitha keto qe thua ti moj turp i dynjase jane akuze per ty dhe per rracen e ndyre te hajduteve dhe matrapazeve pa dy gram tru qe ti perfaqeson... Ti je autore e gjemes se vuajtjeve, varferise, mjerimit, tranzicionit, prapambetjes, injorances.. Dhe ska si te jesh ndryshe ti ... Mjafton te mendon nga vjen dhe Ku je rritur ti, stermbese e nexhmije Hoxhes, me kompleksin e izolimit dhe inferioritetit fshataresk e kupton intelektin tend vaj medet nen nivelin minimal te inteligjences... Ti ke ngaterrim me hormone mashkullore dhe duhesh mbyllur ne cmendine te shpetojne njehere e mire shqiptaret nga surrati yt i peshtire...

    Përgjigju
  • MUNI -ka: 09/03/2019 12:56

    Ashtu me te lumte.ke shume te drejte per te gjitha keto/..ti ske faj qe vendoset autobusat falas nga greqia vajtje ardhje per te votuart lesht e dhis.as per smarfonat e dhen falas per nje vote.as per kercenimet neper punishtet te te gjithe punetoreve se nese nuk votoni do pushoheshin nga puna.ti ske faj as per party ne jale per nje te Q DHE PAK ashtu vetem evetem per nje vote.ti ske faje qe ne nje firem puntoret nese ishin 40 duheshin medoemos 80 vota ndryshe i priste pushimi nga puna.te gjitha keto ju i bet ne menyre demokratike se ashtu jeni gatuar,ne demokracin tuaj te 10,RE DUHET te blesh votat te kercenosh dhe te vjedhesh shtetin dhe pasurin e tij..nje pyetje?nje MACE ke akoma?nese i ke bere 8 bej per secilen nga nje banjo.dhe shit pordhe atyre qenerive qe te vijn nga mbas dhe qahu hallin per BUKEN e gojes.qenerit e KOMBIT

    Përgjigju
    • peoples: 09/03/2019 16:38

      mos e rruaj mbaje xhufke

    • Zamir poda: 09/03/2019 15:54

      .........

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave