Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot e pranishme në Belsh, ku prezantoi kandidatin për deputet të kësaj force politike, Dylber Dervishin.
Ndërsa u ndal te premtimet e LSI-së, Kryemadhi theksoi se nuk do të kërkoi më vota për forcën politike që ajo drejton në rast se nuk do të përmbushet qoftë edhe një prej tyre.
"Por do ua kërkoj sot të gjithë banorëve të Belshit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë që na ndjekin, të votojnë atë parti që mban fjalën, atë parti që u përgjigjet njerëzve, atë parti që punon për të rinjtë dhe të rejat dhe të ndëshkojnë me votë ata që i kanë gënjyer dhe mashtruar. Të ndëshkojnë me votë ata që kërcënojnë fukarain me pamundësinë e tij. Të ndëshkojnë me votë çdo institucion, çdo shtet që i mban në rresht dhe i terrorizon familjet e varfra, të sëmurët që kanë nevojë për kemp dhe këdo tjetër. Arkivi më i mirë është tek populli sesa tek shteti, sepse shteti i zhduk gjurmët. Ndërsa populli është ai që nuk i zhduk dot", tha Kryemadhi.
Ajo akuzoi qeverinë se e ka bërë të pamundur jetesën në vend, ndërsa tha se ekonomia është shumë e dobët dhe se mungon sistemi arsimor e ai shëndetësor.
"Unë jam e bindur që kjo pasuri natyrore këtu që është si Komo në Itali, që është një nga zonat më të pasura, me familjet më të pasura në Itali, kjo zonë këtu Belshi hyn tek bashkitë më të pasura përsa i përket burimeve natyrore, por është një nga më të varfrat. Të mendosh që ke me ndihmë ekonomike 2 mijë familje është një fatkeqësi e madhe, ndërkohë që duhet të ishin familjet më të pasura për shkak të zhvillimit të turizmit, të ekonomisë, të bujqësisë e të shumë sektorëve të tjerë, por fatkeqësisht është një nga bashkitë më të varfra në vend", shtoi Kryemadhi.
Ajo përmendi edhe projekte që LSI ka në plan për zonën, të cilat përqëndrohen te bujqësia dhe turizmi.
"Ne kemi disa projekte të cilat duam ti zhvillojmë jo vetëm përsa i përket bujqësisë, por edhe të turizmit të kësaj zone për investimet në kanalet kulluese dhe ato vaditëse, sepse një nga problemet më të mëdha që ka sot Belshi është vaditja e tokës për shkak se mungesa dhe prishja e infrastrukturës së kanaleve vaditëse ka bërë që prodhimet të kenë një çmim shumë më të lartë. Për tu ndalur më pas tek duhani, apo edhe tek shafrani, ku në zonën e Dumresë prodhimi i shafranit është një investim që kërkon investim fillestar nga shteti përsa i përket farës së saj, zhardhokut, por është një fuqi ekonomike shumë e madhe ekonomike, sidomos për gratë e Belshit", theksoi kryetarja e LSI.
Amon kur del kjo monster fallxhore,na e shpif fare
Përgjigju