Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në vigjilje të Krishtlindjeve ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Mallakastër. Në fjalën e saj, ajo u shpreh falenderuese ndaj Zotit për mirëqënien e familjes së saj duke u shprehur se do të shlyejë mëkatet e saj si politikane.
“ Nuk kam për të harruar atë vajzën e inxhinierisë së ndërtimit e cila tha: për të blerë një fletë formati mamaja ime duhet të djersijë katër orë në sera duke punuar. Është e tmerrshme. Dhe për hir të së vërtetës gjithmonë, tashmë them i lutem zotit dhe e falënderoj sepse ka qenë shumë bujar me mua dhe me familjen time, por që të shlyej mëkatet e mia si politikane duhet të bëjë gjënë kryesore, që të luftojë pafundësisht për këta studentë, dhe jo vetëm për këta studentë, por për të gjithë ata ta rinj dhe të reja, të cilët nuk kanë mundësitë e fëmijëve të mi, apo mundësinë e fëmijëve të deputetëve, politikanëve dhe biznesmenëve. Ka me qindra djem dhe vajza, të cilët kanë rezultate të jashtëzakonshme por nuk kanë mundësitë ekonomike për tu shkolluar. Prandaj politika duhet të ndryshojë sjelljen e saj,”- tha Kryemadhi.
Ndër të tjera në fjalën e saj ajo shtoi se Partia Socialiste ka kaluar çdo kufi pasi drejtohet nga një sekt kriminal.
“Unë kam shumë miq në Partinë Socialiste, sepse vij edhe vetë nga PS-ja dhe kur kam ikur nga aty, ndryshe nga Kejdi apo nga Endriti që kanë qenë fëmijë në atë kohë dhe sot kanë marrë një pozicionim tjetër, apo Adi që kemi qenë bashkë në Partinë Socialiste, ajo ç’ka kemi vënë re ne është që, shpërdorimi që i është bërë PS-së, ka kaluar çdo kufi, sepse tashmë atë nuk do e drejtojnë socialistët me gabimet e tyre dhe defektet e tyre, por e drejton një sekt kriminal, i cili të gjithë pasurinë e Shqipërisë e ka dhënë në tre-katër duar që nuk i dimë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë, i cili të gjithë Buxhetin e Shtetit e ka dhënë përsëri në 3-4 duar”, u shpreh ajo.
FJALA E PLOTË E KRYEMADHIT:
Nëpërmjet Kejdit që e keni dhe vajzë mallakastriote unë dua të falënderoj dhe Baton dhe Adin por juve kryesisht që në këtë ditë feste sepse sot fillojnë festa, ju jeni larguar nga punët tuaja të përditshme, nga familjet tuaja dhe i jeni përgjigjur angazhimit tonë për bërë një takim me strukturat drejtuese të LSI dhe me njerëzit kryesorë të cilët kanë qenë ata që kanë çuar në kutitë e votimit, votat për LSI. Nëpërmjet këtij takimi në radhë të parë dua tu falënderoj dhe tu jem mirënjohëse. Mirënjohja të kalojë çdo lloj kufiri ndaj jush duke pasur parasysh që në një zonë të tillë që është një nga zonat më të pasura të Shqipërisë, por dhe një nga zonat me popullin më të varfër, patën një përkrahje jashtëzakonisht të madhe për LSI. Takimi i sotshëm vjen në kuadrin e të gjithë situatës politike dhe ekonomike që gjendet në Shqipëri po përveç kësaj dhe për të bërë takimin e parë me strukturat e LSI në Mallakastër si Kryetare e LSI. Ky është një nga takimet e para dhe ne duam ta vazhdojmë dhe më tutje sepse siç e keni ndjekur situata në të cilën gjendet sot Shqipëria nuk është në normalitet. Ka kaluar çdo lloj kufiri dhe norme morale dhe njerëzore të marrëdhënies së qeverisë apo institucioneve të shtetit me qytetarët e saj. Ndihemi të trishtuar mund të themi por përveç se të trishtuar, mungesa e shpresës në familjet shqiptare është shumë e madhe. Dhe jam e bindur që dhe këtu në Mallakastër. Sepse sot në këto ditë festash, në fakt në mendje kemi festë por në tavolinat e shqiptarëve nuk ka ushqim për të festuar festat. Atë që ka ndodhur gjithmonë sepse pensionet e pensionistëve nuk është se janë rritur por kanë ngelur aty ku janë. Rrogat e punonjësve qofshin këto në privat apo në shtetëror nuk është se janë rritur por janë aty ku kanë qenë. Këtu janë rritur çmimi i energjisë elektrike, çmimi i ujit, janë rritur taksat, shpenzimet, kosto e jetesës, çmimi i naftës edhe pse ju prodhoni naftë. Është rritur ajo shëndetësi falas e cila na është premtuar, nuk është më shëndetësi falas, por është shëndetësia më e shtrenjtë dhe nuk kemi më minimalen në funksion të tyren. Është rritur shërbimi arsimor themi ne por shërbimi arsimor jo vetëm që nuk është rritur, por është kthyer në një nga shërbimet më të shtrenjta, qoftë kjo në universitete, qoftë kjo në shkollat e mesme apo dhe deri në atë arsimim parashkollor dhe të gjitha hallkat e tjera me radhë. Në fakt po ti kthehemi premtimeve të cilat ne i kemi dëgjuar herë pas here, ajo që të bën çudi është që jo vetëm që 300 mijë vende pune nuk janë hapur, por janë larguar 400 mijë shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe të reja sepse përveç se nuk kanë gjetur mundësinë e punësimit, por edhe ata pak të rinj që janë punësuar në Shqipëri, pagat e tyre nuk janë rritur por janë zvogëluar sepse janë rritur shpenzimet, janë rritur kostot. Ju është premtuar shqiptarëve që do të kemi ulje të energjisë elektrike për faturat e energjisë, që do të jetë 6% TVSH. Jo vetëm që nuk është bërë 6% por ka ngelur te 20% dhe është rritur norma e faturimit për familjarët. Është thënë që do të ulet TVSH për ushqimet e shportës. Nuk janë ulur dhe ça do të thotë kjo se njerëzit thonë që na flisni me gjuhë shumë të sofistikuar. Do të thotë që një bukë që kushton 500 lekë apo 800 lekë, 20% të saj, 160 lekë apo 100 lekë janë TVSH, kjo TVSH nuk duhet të ekzistojë. pra nga 500 lekë buka të merret 400 lekë. Pra është shumë e thjeshtë mënyra e funksionimit. Dhe sot shqiptarët nuk po diskutojnë më as gjelin e detit dhe as mishin por po diskutojnë bukën thatë në tryezat e tyre. Nuk po flas për shërbimin shëndetësor për pensionistët të cilët ju e dini shumë mirë që pensioni në fshat apo pensioni social është 70 mijë lekë të vjetra që nuk janë asgjë. Jo më të paguash drita, ujë, ilaçe, të ushqehesh. Nuk po flasim më për energjinë elektrike për familjarët. Nuk po flasim më për ato familje të cilat kanë fëmijët e tyre studentë. Të cilët me të drejtë të Zotit, u ngritën dhe protestuan sepse jo vetëm që duhet të paguanin tarifë për Universitetin por qeveria u vendosi shqelmin në fyt duke iu vendosur dhe një VKM për çdo provim që ata do të jepnin, do të paguanin përsëri 100 apo 200 mijë lekë të vjetra. Baraz me pensionin e 3 pensionistëve të fshatit. Pra ajo çka është më të tmerrshme është që ne shikojmë një mungesë përgjegjësie dhe dashurie e qeverisë për qytetarët e saj. Mos të harrojmë dhe të jemi koshient. Qarku i Fierit është një nga qarqet që në thelb të tij është i majtë sepse pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare është e majtë. Nuk kemi ne të pasur në Shqipëri sepse nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria të pasur. Ka pasur vetëm minator, naftëtarë, fermerë, punëtorë dhe emigrantë. E vetmja gjë që i ka mbajtur ka qenë dashuria për vendin. Ka qenë familja sepse familja është shumë e rëndësishme për shqiptarët. Ajo ka qenë që ka mbajtur thelbin e familjes. Dhe në çdo moment njerëzit i kanë ndërtuar institucionet e tyre duke i konsideruar si shtëpi. Sot ka ardhur koha që ne ta konsiderojmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Siç kujdesemi për shtëpitë tona, siç kujdesemi për familjet tona edhe Shqipërinë sot duhet ti kthejmë sytë nga vendi ynë sepse fundja fundit unë mendojë që çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri dhe mund të japë më shumë. Po diskutonim pak më përpara se me çfarë mbijeton dhe me çfarë jeton qyteti i Mallakastrës. Me çfarë të jetojnë këta? Me puset e naftës? Po kush është ai djalë i ri që do vendosë të punojë në puset e naftës, kur sado që të kalojnë vitet ai nuk do të ketë mundësinë dhe shansin të marrë Statusin e Naftëtarit? Duke pasur eksperiencën e hidhur me baballarët e tyre, të cilët kanë mbi 30-40 vjet që punojnë në naftë dhe sot e kësaj dite jo vetëm që nuk kanë marrë Statusin e Naftëtarit, jo vetëm që nuk kanë marrë kontributin e tyre të kthyer mbrapsht, por përbuzen, përveçse përbuzen merren nëpërkëmbë nga administrata dhe sot statusin e një naftëtari e gëzon një burokrat, një njëri që ka punuar gjithë jetën në zyrat e AlbPetrolit apo edhe në institucione të tjera dhe nuk e merr statusin ai naftëtar, i cili gjithë jetën e punës së tij e ka çuar duke shpuar puse nafte, duke rrezikuar edhe jetën e tij e në njëfarë mënyre duke lënë në mëshirë të fatit të ardhmen e fëmijëve të tij.
Të njëjtën histori e kemi kudo që shkojmë, qoftë në Bulqizë, qoftë në Përrenjas, qoftë në Selenicë aty ku janë minatorët, ku edhe ata po të njëjtën histori kanë me mungesën e Statusit të Minatorit, sepse në fund të ditës Statusi i Minatorit apo Statusi i Naftëtarit janë dy statuse që kanë një kosto nga Buxheti i Shtetit, por ajo që dua të them është se
kjo kosto e këtyre dy statuseve nuk është absolutisht asnjë përpara faljes që iu bëri Edi Rama ditën e enjte me një vendim të falsifikuar në Parlament.
Besoj se keni dëgjuar për dividentin e famshëm, për dekretin e tatimit të dividentit, ku nga 15% do të ulet në 8%. Që t’jua bëj shumë të thjeshtë për ta kuptuar, ja çfarë ka ndodhur. Nëse një punonjës banke, nëse një mësues apo një naftëtar, apo një minator, i cili merr para më shumë se 800 mijë lekë të vjetra rrogë, apo 900 mijë lekë të vjetra rrogë, tatohem me 23% të të ardhurave të tyre. Ose ky lokali ku jemi ne sot, fitimi i tij i tatohet mbi 15%. Ama çfarë bëri qeveria ditën e enjte? Nëse një oligark fiton miliona apo miliarda euro, të cilat nuk ia ka paguar shteti, i thotë ti nuk do tatohesh 15 ose 20%, sa tatohet ky lokali që më shumë rri mbyllur se sa hapur, por do të tatohesh 8%. Dhe do të tatohesh 8% edhe për vitet e tjera që nuk ke paguar. Paratë të cilat nuk shkojnë në Buxhetin e Shtetit, janë më miliarda euro, nuk janë miliona. Janë miliarda!
Dakord këto miliarda që ti ua fale pesë vetave, po këta të tjerët që i kanë paguar çfarë do u bësh? Dp u kthesh taksat mbrapsht? Pra ju që keni paguar energjinë elektrike, që keni atë 20% e TVSH-së aty, ju që keni paguar ujin që keni atë 20% e TVSH-së, ky pronari i lokalit, ai pronari i karburantit, të tjerët që blejnë naftën, apo domatet apo specat, ju që keni paguar taksat, do të vazhdoni ti paguani prapë. Ndërsa këta që kanë fituar milionat, që i kanë futur në xhepat e tyre, jo vetëm që s’do të paguajnë, por do t’u kthejnë edhe lekët mbrapsht të viteve më përpara. Dhe qan dhe zgërdhihet me fatin e 140 mijë studentëve, të cilët kërkojnë minimumin. Pra kërkojnë kafshatën e fundit të bukës së familjeve të tyre.
Këtu është absurditeti, këtu është edhe revolta, këtu ndihet edhe ajo ndjenja e poshtërimit që një qeveri bën ndaj qytetarëve të saj. Mesazhi im është shumë i qartë, sepse është shumë e thjeshtë për ti konsideruar të gjitha premtimet e Edi Ramës një tufë gënjeshtrash, të cilat jo vetëm që kanë gënjyer qytetarët, por mbi të gjitha kanë gënjyer Partinë Socialiste.
Unë kam shumë miq në Partinë Socialiste, sepse vij edhe vetë nga PS-ja dhe kur kam ikur nga aty, ndryshe nga Kejdi apo nga Endriti që kanë qenë fëmijë në atë kohë dhe sot kanë marrë një pozicionim tjetër, apo Adi që kemi qenë bashkë në Partinë Socialiste, ajo ç’ka kemi vënë re ne është që, shpërdorimi që i është bërë PS-së, ka kaluar çdo kufi, sepse tashmë atë nuk do e drejtojnë socialistët me gabimet e tyre dhe defektet e tyre, por e drejton një sekt kriminal, i cili të gjithë pasurinë e Shqipërisë e ka dhënë në tre-katër duar që nuk i dimë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë, i cili të gjithë Buxhetin e Shtetit e ka dhënë përsëri në 3-4 duar. Pra është si puna e Buxhetit të Shtetit që 46% të parave që paguajmë ne me taksat tona ai ia jep pesë vetave dhe gjithë pjesa tjetër do fryjnë sytë dhe do rrinë pa ngrënë.
Tallet me shëndetësinë falas, por shëndetësi falas nuk ka, por është shëndetësia më e shtrenjtë në rajon, sepse ju e dini shumë mirë që kudo që shkoni do të paguani për mjekun, do të paguani për ilaçe, do të paguani për shërbimet. Tallet për arsimin më të mirë, por sot ju e keni parë që për më shumë se 16 ditë studentët kanë protestuar për Reformën në Arsim që vetëm Reformë në Arsim nuk ishte, por ishte shkatërrimi i universitetit publik për të lulëzuar universitetet e klientëve të tij. Dhe më pas kemi një institucion shtetëror, i cili çdo ditë e më shumë rrënohet, kemi institucione të cilat nuk i shërbejnë dot qytetarëve, sepse nuk kanë mundësi t’ju shërbejnë qytetarëve. Kemi një institucion shtetëror, të cilët i shesin vendet e punës dhe ju e dini shumë mirë se si shiten vendet e punës qoftë për mësuesit, qoftë për infermierët, mjekët apo administratën publike. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që kur vjen puna për ti kthyer sytë nga qytetarët, shteti është inekzistent dhe më pas nuk na mbetet gjë tjetër veç vetëgjyqësia. Vetëgjyqësia për të zgjidhur jo vetëm hallet dhe problemet e familjeve tona, por për të zgjidhur hallet dhe problemet e të gjithë komunitetit. Këtë vendim studentët për hir së të vërtetës e morën më shpejt se ne politika, morën ingranimin më të shpejt se ne, kjo vjen si rezultat edhe duke mos u menduar shumë gjatë dhe duke mos bërë përllogaritje politike, ata ishin më të shpejt se ne. Dhe ne duhet të mësojmë ti falenderojmë sepse na zgjuan për të na kujtuar duke na dhënë apelin: politikanë zgjohuni, mos luftoni për partitë tuaja politike, mos luftoni për interesat tuaja politike, por çohuni dhe luftoni për njerëzit. Duhet të luftojmë për njerëzit, dhe unë e kam thënë dhe e them gjithmonë: kartën e anëtarësisë harrojeni, futeni në sirtar sepse ajo çka është më e rëndësishme është që sot, shqiptarët duhet të ngrihen dhe të protestojnë dhe të mbrojnë dhe të luftojnë për fëmijët e tyre. Për ata studentë, të cilët kanë qenë heroikë në protestat e tyre. Për ata studentë, të cilët kanë protestuar pa pushim nga mëngjesi deri në darke dhe në netët më të ftohta dhe në ditët me shi, vetëm e vetëm sepse vinte si rezultat i revoltës ndaj papërgjegjshmërisë së shtetit. Nuk kam për të harruar atë vajzën e inxhinierisë së ndërtimit e cila tha: për të blerë një fletë formati mamaja ime duhet të djersijë katër orë në sera duke punuar. Është e tmerrshme. Dhe për hir të së vërtetës gjithmonë, tashmë them i lutem zotit dhe e falënderoj sepse ka qenë shumë bujar me mua dhe me familjen time, por që të shlyej mëkatet e mia si politikane duhet të bëjë gjënë kryesore, që të luftojë pafundësisht për këta studentë, dhe jo vetëm për këta studentë, por për të gjithë ata ta rinj dhe të reja, të cilët nuk kanë mundësitë e fëmijëve të mi, apo mundësinë e fëmijëve të deputetëve, politikanëve dhe biznesmenëve. Ka me qindra djem dhe vajza, të cilët kanë rezultate të jashtëzakonshme por nuk kanë mundësitë ekonomike për tu shkolluar. Prandaj politika duhet të ndryshojë sjelljen e saj. Ashtu siç tha edhe Kejdi, ne kemi marrë përsipër, nuk do të ndalojmë dhe ditët e festave do të takojmë të gjithë strukturat e LSI në të gjithë Shqipërinë, me një qëllim për të zgjuar dhe për të sensibilizuar strukturat tona. Më pas ato ta kenë ndikimin e tyre në strukturat e të gjitha partive politike, pa dallim ideje, nga e majta në të djathë, me socialistë, me komunistë, me ballistë, me legalistë, me republikanë, me demokrat, me
lsist, për ti zgjuar dhe për ti kërkuar të gjithëve të suportojmë fëmijët tanë. Sepse fëmijët tanë janë e ardhmja e këtij vendi. Fëmijët e shqiptarëve janë ata të cilët do ta bëjnë këtë vend dhe do ta çojnë të ecin përpara. Ne jemi munduar në 27 vjet si klasë politike, për të sjellë diçka, ne si LSI kemi kontributin tonë, kemi kontributin tonë përsa i përket liberalizimit të vizave, e cila ka qenë një nga gjërat më të mira që u ka ndodhur shqiptarëve. Por me këtë qeverisje, e cila është e kapur nga krimi, e krimbur nga korrupsioni, liberalizimi i vizave do të kthehet në të kundërt. Pra do tju mbyllet procesi i liberalizimit të vizave. Pra shqiptarëve do tju rikthehen edhe njëherë vizat për shkak të korrupsionit, për shkak të kapjes së shtetit që Edi Rama u ka bërë institucioneve. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjetër, e vetmja zgjidhje e jona është të mos ndalojmë në asnjë moment. Harrojini partitë politike, harrojini flamujt politikë, por duhet të sensibilizohemi për fëmijët tanë, duhet të sensibilizohemi për familjet tona, duhet të sensibilizohemi për Shqipërinë tonë. Shqipëria është familja jonë, siç është familja jonë e shenjtë dhe e paprekshme, ashtu duhet ta bëjmë edhe Shqipërinë, shtëpinë për të cilën kujdesemi për të, i japim begati, i japim frymë, i japim jetë. Nëse ne do të kemi mundësinë për ta bërë këtë gjë, nuk duhet të ndalemi. E di që është e vështirë, e di që shqiptarët janë të lodhur, janë të zhgënjyer nga politika, por kjo është e vetmja rrugë që mund të na çojë në një drejtim, të cilin e kemi të nevojshëm për të kthyer shpresën, për të kthyer besimin, jo tek politika, por tek institucionet e shtetit. Sepse janë institucionet e shtetit ato që mbajnë në këmbë një vend. Unë ju falënderoj shumë, zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja. Zoti i bekoftë familjet tuaja. Ju dhëntë për 2019 begati dhe mbarësi dhe lumturi në familjet tuaja. Me besimin në zot të ecim përpara, të ngremë kurajo, të ngremë besimin, të ngremë forcën, ashtu siç luftojmë për familjet tona, të luftojmë edhe për Shqipërinë. Sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për djemtë dhe vajzat e saj, ka nevojë për kurajën e prindërve, ka nevojë për kurajën e gjyshërve, për eksperiencat e tyre, por me të rinjtë dhe të rejat mund ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur, për të cilin boll ka vuajtur Shqipëria në këto 27 vite.
Po Zoti nuk pranon baxhella mok turyfycke
PërgjigjuPO per CFARE I bet DRITAN PRIFTIT DO PAGUANI NJE DITE ?? SHPRESOJ DHE LUTEM QE TE PAGUANI ME ATA QE JU DHIMBSEN ME SHUME ...PO FLORINJTE E SHQIPETAREVE DO TUA KTHENI ? UNE I DUA PER VETEN TIME .NUK DO TI FALE .
PërgjigjuCdomethene qe "boll ka vuajtur Shiperia ne keto 27 vite" ? Znj Kryemadhi do kthimin e komunizmit ku vuanim per buken e gojes?
Përgjigjudardha e ka bishtin mbrapa,zoti ua ka bere gati vendin ne ferr,po me par do jepni llogari para popullit,kujdes bllokun
Përgjigju