Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur nga Universiteti i Unionit të Pekinit për potencialin e Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor.

Sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë

Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryemadhi i bëri ftesë Universitetit të Unionit të Pekinit që të vizitojë Shqipërinë, duke vendosur theksin tek fillimi i marrëdhënies së bashkëpunimit me universitetet shqiptare. “Instituti Konfuci është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxisim bashkëpunimin”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi vlerësoi gjithashtu punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Ambasada e Kinës në Tiranë, për promovimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Delegacioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit