Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin me strukturat e kësaj partie.  Nga Vlora, ku takoi të rinj të LRI-së, Kryemadhi tha se nga ky qytet, studentët kanë demaskuar kryeministrin në takimin që u zhvillua për nisjen e dialogut. Kryemadhi gjithashtu paralajmëroi se shumë shpejt një tjetër aferë do të bëhet publike dhe do të ketë lidhje me çështjen  e faturimit të energjisë elektrike.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit në Vlorë:

Protesta e studentëve në Vlorë ka një vlerë të jashtëzakonshme, por ka edhe një vlerë historike sepse rinia e ka kuptuar se kur janë të bashkuar dhe kanë një qëllim  mund t’ia arrijnë. Demaskimim më të madh Ramës ia bënë studentët e Vlorës. Ai demaskim iu dha forcë dhe vullnet studentëve. Ne politikanët ndonjëherë bëhemi cinikë, por harrojmë se edhe ne burimin e kemi tek populli. Asnjëri nga ne nuk e meriton atë që kemi, por më e pakta që duhet të bëjmë është që të kujdesemi për qytetarët K.a një skandal tjetër që do i shpërthejë Edi Ramës, shikoni sahatet në shtëpitë tuaja. Ju mund të keni harxhuar 100 kilovatorë, po ata u faturojnë 150.

Ndërkohë Studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave ditën e hënë në një kohë kur Qeveria ka plotësuar kërkesat e tyre duke miratuar në mbledhjen e fundit për vitin 2018 "Paktin Për Universitetin" i cili parashikon përgjysmimin e tarifës së studimeve, investimin e 27 mln euro në konvikte, dixhitalizimin e doktoraturave, bursa deri në 100 mijë lekë të vjetra për studentët në nevoje dhe ekselentët apo dhe punësimin në administratë pa konkurs të 1 mijë studentëve ekselentë. (Lexo këtu).