TIRANË- Tre janë gjërat kryesore për të cilat kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë intervistës për Report Tv, në emisionin 'Pa Protokoll'. Së pari ajo ka deklaruar se do të qëndrojë te Teatri kombëtar deri nesër në mëngjes, (ndryshe nga sa ka bërë kryedemokrati Basha që u largua rreth orën 01:00) duke u kujdesur që të theksojë se ky nuk është një vendim i opozitës, por i është kërkuara nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrin.

Nga ana tjetër, ndalur te zhvillimet kryesore të politikës, siç është reforma Zgjedhore, Kryemadhi këmbëngul se opozita ka "mbaruar" punë, sipas së cilës janë në pritje të përgjigjes nga ana e mazhorancës për propozimet e bëra. Kujtojmë që deklarata e saj, pas mbledhjes me aleatët se Këshilli Politik nuk do të mblidhej më solli reagim të menjëhershëm të BE, nëpërmjet ambasadorit Luigi Soreca, që e riktheu opozitën në tryezën e dialogut.

Së fundi, ajo ka pasur edhe një koment për kryebashkiakun Erion Veliaj. Teksa 2 vite më parë e vlerësonte, sot sipas saj Veliaj nuk bën gjë tjetër veçse të mburret me punët e mira që ka vërë me votat e LSI-së, pasi nuk ka bërë asgjë tjetër që asaj periudhe përveç se të grabisë pronat publik, siç është edhe teatri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Kryemadhi: Veliaj shet mend me punët e mira që bëri me LSI

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryebashkiaku Erion Veliaj pas zgjedhjeve të 2017 nuk ka bërë asnjë punë të mirë për qyteti. E vetmja gjë që bën Veliaj, për Kryemadhin është të shesë mend me punët që ka bërë me votat e LSI-së.

"I qëndroj asaj ca kam thënë, se punët e mira që kishte bërë sa i përket parkut, rrugëve të shtruara ka qenë bërë me votën e LSI-së. Pas Zgjedhjeve të 2017, apo edhe pas votimeve të PS në 30 qershor, Veliaj nuk ka bërë asnjë pun, përkundrazi bën sikur punon dhe vazhdon dhe shet mend me punët që ka bërë me votën e LSI-së. Aj që dua të them është se e kam respektuar deri kur tha që s'do të japë asnjë leje kulle, por që nga ky koment,  ai ka dhënë 356 leje për kulla të larta dhe një nga arsye pse teatri është bërë viktimë është që të ndërtojë Kulla", tha Kryemadhi.

Ora 22:43
Kryemadhi: Opozita ka mbaruar punë me Reformën Zgjedhore!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita ka mbaruar punë me Reformën Zgjedhore. Sipas saj, opozita e ka mbaruar misionin e saj, dhe se tani është në pritje të përgjigjes nga mazhoranca për propozimet e bëra. 

"Kemi punë me Reformën Zgjedhor,e po presim reagimin nga mazhoranca. Opozita edhe sot po të bëhen Zgjedhje, do ishte më mirë për qytetarët", tha Kryemadhi.

Ora 22:42
Kryemadhi: Nuk e njoh shtetin e Ramës! Qytetarët të mos paguajnë gjobat, s'kemi pse mbushim arkën bosh të Ramës

Teksa duhet të ishte duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra ndaj COVID-19, kryetarja e LSI-së, monika Kryemadhi bën të kundërtën. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të mos i paguajnë gjobat e vendosura, duke i nxitur që të thyejnë rregullat me argumentin "se nuk e njeh shtetin e Ramës".

"Nuk e njoh shtetin e Edit Ramës, s'ka pse të më vendos gjobë. Nuk kam ndërmend që të mbush arkën bosh të Ramës, dhe u bëj thirrje qytetarëve që të mos i paguajnë ", tha Kryemadhi.

Ora 22:33
Kryemadhi: Pasi u luta në Kishë, mora turnin për Teatrin! Do rri deri të nesërmen në orën 09:00

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim Monika Kryemadhi ka dejlaruar se do të qëndrj te Teatri Kombëtar gjatë gjithë natës. Ajo është shprehur se turni i saj do të mbyllet nesër në orën 09:00.

"Pas një dite shumë të gjatë prononcimesh takimesh, në orën 09:00 u luta në Katedralen Katolike dhe u afron te Teatri për të zhvilluar dezhurnin nga ora 21:00-09:00 të mëngjesit. Nuk është përcaktim i opozitës, por Aleanca për mbrojtjen e Teatrin. Ajo që është e rëndësishme, fuqia e opozitës nuk ka të bëjë me një lëvizje qytetare, po me lëvizjet politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme me garantimin e kushtetutës", tha Kryemadhi.

Ora 21:21
Mbërrin Kryemadhi te Teatri Kombëtar, do 'instalohet' aty gjithë natën

Ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ora 21:08
Kryemadhi sot te Teatri/ Zbardhet mesazhi dërguar të rinjve të LSI: Është me shumë rëndësi

Në një kohë kur kryetarja  LSI-së, Monika Kryemadhi pritet të shkojë te Teatri, një mesazh u është dërguar mbështetësve të kësaj partie ku i kërkohet një pjesëmarrje të madhe.

"Përshëndetje ! Sonte në orën 20:30 kryetarja do instalohet tek Teatri Kombëtare ku do qëndrojë gjithë natën . Mundohuni të jeni aty edhe me ndonjë mbështetës tonin , është me shumë rëndësi . Ditë të mbare", thuhet në mesazh.