Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet në Washington në një vizitë pune, sipas zyrës së shtypit të kësaj force politike. Ajo ishte e ftuar në mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish anëtarë te Kongresit Amerikan,  me të cilët kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë sesionit, kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Kevin McCarthy. Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe përfaqësues nga Presheva.  Monika Kryemadhi nuk ishte në protestën e mbrëmjes së djeshme nga opozita e bashkuar pasi udhëtoi drejt SHBA-së.