Politika uron fëmijët për 1 qershor

Politika uron fëmijët për 1 qershor

Me rastin e ditës ndërkombëtarëve të 1 qershorit kanë uruar edhe politikanët shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Basha uron fëmijët për 1 qershor: Buzëqeshja e tyre është gëzimi dhe motivimi ynë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar fëmijët për për festën e  qershorit. Basha thotë se ndihet shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë.

"Sot i uroj nga zemra çdo fëmije në Shqipëri: Gëzuar festën e 1 Qershorit!
Buzëqeshja në fytyrat e femijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të shëndetshme, të kenë më shumë hapësira argëtimi, që të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me standarte cilësore. 
Sot jam shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë!",
u shpreh Basha.

Ora 13:08
Manastirliu me të vegjlit në shtëpinë e fëmijës: Po ju ofrojmë kujdes alternativ

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të 1 Qershorit organizoi disa aktivitete me fëmijët pa kujdes prindëror dhe fëmijët e shtruar në qendrat spitalore. 

Ministrja Manastirliu festoi paraditen e sotme me të vegjlit e Shtëpisë së Fëmijës 0-6 vjeç “Hanna dhe Rozafa” dhe fëmijët e "Zyber Hallullit", në një aktivitet të organizuar enkas për ta.  

"Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familljeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike dhe në rastet kur kjo nuk është e mundur, për t'u ofruar kujdes alternativ, nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare" - tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte e pranishme dhe në festën e organizuar në Spitalin Pediatrik në QSUT, ku u uroi fëmijëve shërim të shpejtë. Ministrja Manastirliu bëri apel që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë për kujdesin social dhe shëndetësor të fëmijëve, që ata të rriten të lumtur dhe pa u munguar asgjë.

Ora 11:59
Meta pret fëmijët në presidencë: Të punojmë për një Shqipëri europiane

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot paradite në Intitucionin e Kreut të Shtetit, vogëlushë dhe vogëlushe me rezultate të shkëlqyera në mësime nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, me rastin e Festës së tyre, 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Presidenti i Republikës në një atmosferë të bukur festive, u përshëndet nga afër me fëmijët e dalluar, të cilët kishin mbushur kopshtin e Institucionit, duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta si dhe duke u uruar atyre përzemërsisht Festën.

Presidenti Meta dhe të pranishmit e shumtë ndoqën koncertin e festiv me këngë e valle nga muzikantët e vegjël të Ansamblit “Shqiponja” dhe recitime kushtuar 1 Qershorit nga vogëlushët dhe vogëlushet e talentuara.

Presidenti i Republikës theksoi se: “Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe të fëmijëve, çiltërsinë dhe dashurinë e tyre të pamatë, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane”

Kreu i Shtetit shprehu urimet më të përzemërta e të ngrohta për të gjithë fëmijët shqiptarë, por dhe për prindërit e mësuesit dhe edukatoret tyre në këtë ditë të gëzueshme si dhe shpërdau certifikata nderi për disa nga nxënësit, që morën pjesë si sipërmarrës të vegjël në projektin “Biznesi im” të  Shkollës “Hasan Koçi", në Shkozet të Durrësit.

Ora 10:58
1 Qershori/ Shahini: Do krijojmë 'Parlamentin të Nxënësve të Shqipërisë'

1559378214_1qershori.jpg

Në kuadër Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershorit”, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka lançuar nismën më të fundit, atë të krijimit të “Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë”.

Prezantimi u bë nga Ministrja Besa Shahini në një aktivitet festiv të organizuar në sallën e amfiteatrit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë para dhjetra nxënësve, mësuesve e drejtuesve të shkollave 9-vjeçare e të mesme të ardhur nga të gjitha bashkitë e vendit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Shahini theksoi rëndësinë e veçantë që Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë (MASR) i kushton fëmijëve e të rinjve të Shqipërisë. “MASR punon për fëmijët e të rinjtë dhe duam që zërat e tyre të dëgjohen e të reflektohen në politikat tona”, u shpreh ajo.

Ajo tha se zgjedhjet e para të këtij parlamenti do të bëhen në vjeshtën e ardhshme me fillimin e vitit të ri shkollor.

Në fokus primar të “Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë”, i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë MASR, është zhvillimi dhe thellimi i çdo lloj politike që synon drejtëpërdrejtë përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve në vend, rritja e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike, si dhe angazhimi i shtuar i tyre në vendimmarrje. 

Ora 10:54
1 Qershori/ Ruçi: Dija, shtegu drejt mirëqenies së fëmijëve

1558298007_PetritVasilidhekryetariigrupittePSGramozRuci1.jpg

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar fëmijët  me rastin e 1 qershorit. Ai ka përcjellë një mesazh për fëmijët, shoqëri të drejtë dhe politikë të sinqertë.

Ruçi thotë se dija është shtegu drejt mirëqenies së fëmijëve dhe bën thirrje për mbrojtjen e tyre nga rreziqet e pabarazisë dhe kurthet e teknologjisë.

Ora 10:49
Kryemadhi politikë për 1 qershor: Rama i ka hedhur gaz fytyrave të ëmbla të fëmijëve

1558631974_MONIKAKRYEMADHI.jpg

Me rastin e festës së "1 Qershorit", kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë për kushtet për të cilat jetojnë familjet në Shqipëri. Ajo thotë se fati i fëmijëve në Shqipëri i është besuar atyre që abuzojnë çdo ditë në emër të tyre duke shigjetuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

"1 Qershori është dita kur jeta merr kuptimin real, kur gjithsecili nga ne kupton se ia vlen të luftosh deri në fund, për të ardhmen e asaj pjese të shoqërisë që me sinqeritetin më të madh meriton mbështetje, siguri dhe dashuri të pakursyer!

Sot është dita e parë e muajit, nuk e di se si e kanë mbyllur muajin që lamë pas 300,000 mijë familje shqiptare të cilat jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë. A e kanë pasur të mundur ti blejnë një dhuratë sa do të vogël fëmijëve për ti sjellë një shkëlqim lumturie në sytë e tyre?

Është dita e fëmijëve që na kujton se sa pak kemi kthyer sytë nga realiteti, sa kemi gabuar për t’i besuar njerëzve që abuzojnë çdo ditë në emër të tyre. Kemi lejuar dhe kemi qenë dëshmitarë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve tanë, të nxjerrjes nga shtëpitë me dhunë të dhjetëra fëmijëve te “Astiri”, “Bregu i Lumit” dhe në gjithë Shqipërinë. Lejuam të hidhej gaz mbi fytyrat e ëmbëla të dhjetra fëmijëve në protestë, duke u përballur me urrejtjen e këtij pushteti të krijuar nga ne!

Shifrat alarmante të UNICEF për minorenët shqiptarë të braktisur në dyert e Europës, pamundësia që kanë prindërit sot për të strehuar fëmijët e tyre, për t’i ushqyer, ngrohur, arsimuar e për t’u kujdesur për shëndetin e tyre, tregon qartë qeverisjen e paskrupullt dhe të paaftë që i bëhet një kombi dhe të ardhmes së tij!

1 Qershori është dita e ndërgjegjësimit, e zgjimit të çdo nëne dhe çdo babai për fëmijën e tij. 1 Qershori është dita e integrimit europian që aspirojmë aq shumë, sepse vetëm fëmijët janë ata që mund të na detyrojnë të lëmë me një anë interesat e ngushta partiake dhe të pushtetit për interesat kombëtare!

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të çdo shqiptari kudo që ata ndodhen. Dua ti uroj 1 qershorin veçanërisht të gjithë atyre fëmijëve qe baballarët e tyre i kanë të burgosur nga ky regjim për të vetmen arsye sepse kanë protestuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre!

1 Qershori nuk mund dhe nuk duhet të jetë dita e zhgënjimit të fëmijëve sepse duke zhgënjyer ata, kemi zhgënjyer të gjithë kombin! Kjo duhet dhe do të jetë dita e shpresës për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet, do të forcohet sepse brenda saj ka një brez plot jetë, plot energji te i cili shpresa nuk vdes kurrë!

Zoti i bekoftë fëmijët e shqiptarëve dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shprehet Kryemadhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TYT REXHEP LEKA: 01/06/2019 16:25

    O Zofi president po çfar fëminije të lumtur duhet të ken ata kur ti ju ke vjedhur miljonat e ke bër Shqiprin sallat. Çfar mund të bëjn prindërit e tyre kur ti ja u ke lën xhepat bosh o kaposh kok bosh.

    Përgjigju
  • Gleni: 01/06/2019 15:03

    10 femije jetim ka lene vrasesi ne 21 janar 2011! Flet per femijet...lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë