Kryemadhi: Programin tonë e kuptojnë ekonomistët e zotë! Më mirë të kemi 60 mijë fëmijë shqiptarësh që rriten me fondin e bebeve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Përrenjas ku ka promovuar idenë e Fondit të Bebeve, kurse shtoi se programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim e kuptojnë ekonomistët e zotë. Ajo shtoi se LSI do përpiqet me çdo kusht të ndalë shpopullimin e Shqipërisë, kurse shtoi se do investohet në arsim.

"Ne sot jemi këtu në Përrenjas dhe të qenurit buzë këtij liqeni që është shumë i bukur, por nga ana tjetër shikon komplet një realitet tjetër, edhe Miranda, edhe Suzi janë të dyja vajza të Përrenjasit, kanë jetuar, jetojnë këtu dhe e dinë mjaft mirë sesa e vështirë është për çdo qytetar për t’u përballuar me problematikat që ka ky qytet, e sidomos për të rinjtë. Ajo që është më e dhimbshme është se shumë të rinj dhe të reja, por edhe shumë burra nga Përrenjasi shkojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut, pra shohin atje kushte më të mira punësimi sesa këtu në vendin e tyre.

Ne në programin tonë kemi pesë prioritete, që kanë të bëjnë me ndihmën e menjëhershme në xhepin e qytetarëve, ku njëra prej tyre është se 5 për qind të shpenzimeve do tu rimbursohen qytetarëve. Por në fakt ka pasur edhe shumë skepticizëm nga disa njerëz që thonë: Po ku do ti gjeni paratë ju? Është shumë e thjeshtë. Njerëzit shpenzojnë dhe për ato që shpenzojnë, ti ua kthen menjëherë mbrapsht. Pra, çdo para që derdhet në buxhetin e shtetit, automatikisht ti e bën nëpërmjet kartave, apo llogarive bankare, apo aplikacionit në telefon. Bankat e nivelit të dytë janë të gatshme për ta bërë këtë gjë.

Sepse të vetmit njerëz që janë skeptikë për këtë skemë janë ata njerëz, që janë informalë, janë ata që vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë, sepse çdo gjë që shqiptarët blejnë me para në dorë, si ta marrin si të mos ta marrin kuponin tatimor taksën, TVSH-në e kanë brenda. E vetmja mënyrë kush është? Janë 10 persona, bashkë me administratën tatimore, të cilët janë të korruptuar, ose nuk duan ta bëjnë këtë gjë dhe shmangin këtë skemë, duke rritur kështu edhe evazionin fiskal, ndërkohë që të gjithë shqiptarët në momentin që do të marrin 5 për qind të shpenzimeve të tyre, buxhetit të shtetit i rritet qarkullimi ekonomik, duke krijuar kështu mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, të investimeve të reja, rritjes së pensioneve për qytetarët etj.

Ndërkohë, kemi edhe Taksën për të Ardhmen, apo taksën e arsimit, 1 për qind për VIP-at apo për bizneset e oligarkëve. Kjo taksë do të shkojë për universitetet, për arsimin. Sepse ne kemi nevojë për ekonomistë të zotë, për ekonomistë të ditur, dhe jo për ekonomistë mediokër që mesa duket kanë ngelur disa herë në degën e Financës dhe ngatërrojnë depozitat bankare me fondet e investimit. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe, prandaj edhe ekonomia shqiptare sot lëngon, prandaj ekonomia shqiptare është në limitet e mbijetesës, është drejt falimentimit total, prandaj borxhi i shqiptarëve është më i larti në rajon, për shkak se kemi këta njerëz të paaftë", tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se propozimet e LSI kanë 0 shpenzime në buxhet.

Llogaritë në lidhje me propozimet e LSI, janë të drejtpërdrejta, shumë të thjeshta. Kërkon vetëm vullnet politik, asgjë tjetër. Zero shpenzime, zero buxhet. Më mirë të japësh 560 milionë euro për 20 vite, për 560 mijë shqiptarësh, apo ti japësh 560 milionë euro për 10 vite për Vilma Nushin. Kaq, është shumë e thjeshtë. Për ‘beben në bebe’. Për 5 % është më mirë që shqiptarët të marrin nga 1 rrogë në vit minimumi, apo pensionistët e fshatit të marrin nga 2-3 pensione, apo të marrin 1 miliardë e gjysëm taksa të shqiptarëve, 5 oligarkë që bëjnë evazion fiskal. Unë them më mirë të kemi 3 milionë shqiptarë të pasur se 5 oligarkë. Më mirë të kemi 60 mijë fëmijë shqiptarësh që kur të rriten, burrë e grua me fondin e bebeve. Kur djali i këtij djali të lindë fëmijë, atëherë do ti marrë, por ky të ketë dëshirë që fëmija e tij të mos ikë jashtë siç do ky, por të jetojë në Shqipëri, të ketë një shtëpi e të ketë mundësinë për të punuar. Blen shtëpia apo i investon në biznes është punë e tij. Një fëmijë që lind sot planifikon të ardhmen e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2021 03:04

    Nje sqarim i vogel per znj.Kryemadhi:Ai qe keni mbrapa nuk eshte liqen,por rezervuar,i krijuar nga dora e njeriut.

    Përgjigju
  • robi: 28/01/2021 18:21

    Me ne fund u ngrit Nafija Tym e flake te digjet shpija Se keshtu na meson partia Te na rroje kjo leshelija Leshelija shume eshte rudhur Cdo dite duke u tkurrur Sa te jete gjalle Nafija Kurre s'do ngrihet leshelija Leshelija po shkermoqet I kane ngel vec sygerdoqet Sharebajgat e haremit Qe i bijne karadyzenit Shkojne ne Jale per erotizem Dhe bejne ca naziskizem Me lristat e hardallosur Me qejf per tu mallosur Shkuma party bejne cdo nate Gjithe naten kembet lart Kjo eshte e gjithe leshelija Ne fund te pusit ra Nafija Kjo Nafije doktoresha Si me qene arixhesha Dere me dere tu tregu perralla Se ja ka qejfin mehalla Kjo perralla me 5 pika Shume po tallet leshelika Po ky popull ka zene mend Kurre me Nafija ne kuvend Por te shkoje ne grope te hales Bashke me shoket e babales. Shkofte ne hale dhe ne ferr Bashke me hunden porsi derr.

    Përgjigju
  • ekonomisti: 28/01/2021 18:16

    6 veta plus ty e sekretaren tende.....e veme me bast qe nuk ke per ti mare 8 vota?ata qe jane aty nuk te votojne por jane aty per here te fundit se do ikin te gjithe larg jush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës