Kryemadhi takim me Ademin në Shkodër: Duhet të angazhohemi bashkë! Të sigurohen blegtorët dhe fermerët (VIDEO)

Gjatë vizitës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Shkodër ku ka takuar disa banorë të prekur nga përmbytjet e fundit i është bashkuar dhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Kjo e fundit u shpreh se dëmet janë të konsiderueshme dhe se është shumë i rëndësishëm sigurimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Ndërsa Kryemadhi i ka propozuar Ademit të bashkëpunojnë për përballimin e kësaj situate teksa ka shtuar se kostoja e dëmeve është zero në buxhetin e shtetit në krahasim me fitimet që merren nga shitja e energjisë së hidrocentralit.

Ademi: Ne shyqyr që kemi sot nivelin e liqenit në një një kuotë të pranueshme, se mund të kishim probleme dhe më të mëdha. Në 2018 kemi qenë më keq, se ne jemi në një situatë 5 ditore, nuk e dimë sesi do të jetë në vijim. Unë mendoj që sa ka filluar. Sepse do mbajë koha për 2-3 ditë por mund të fillojë përsëri. Ne jemi në një zonë ekspansioni që do të thotë nga shkarkimi , prurjet, sigurisht zona e shkarkimit është zona e nën Shkodrës, pra Obot, Ana e Malit, Muriqan, Oblik, pjesa e Dajcit, fusha e Trushaj dhe pjesa, Qas, Velipojë. Është e llogaritur e tillë që e gjithë kaskada do të dalë. Shumë e rëndësishme që të kontrollohet.

Kryemadhi: Si mund të ndihmohen banorët?

Ademi: Është shumë e rëndësishme të kontrollohet se sot niveli është 7 cm më shumë sesa dje. Dhe do duhet të kontrollojmë në njëfarë mënyrë sepse liqeni nuk mund të shkarkojë kur shpejtësia e Drinit është shumë më e madhe dhe kjo do të varet dhe nga prurjet e liqenit. Por shpresojmë që do të kemi një situatë të menaxhueshme. Nga ana tjetër dëmet janë kryesisht në bujqësi. Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtua në të gjithë këtë territorit. Që do të thotë kemi kryesisht grurë, jonxhë, foragjere, pemëtore, sera, kemi bimë dekorative, që nëse do të ishte 3-4 ditë ajo mund të rikuperohej. Por me një prezencë më të madhe edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë minimalisht një muaj, tre javë për tu thartë territori. Ka tre ndërhyrje të domosdoshme. E para është që nëse shteti ynë prodhon energji dhe e prodhon nga ky lum pjesë e të cilit është dhe kjo zonë patjetër duhet të krijohet mundësia që në raste që ka shkarkime të bëhet i mundur sigurimi i produkteve bujqësore dhe i të gjithë prodhimit bujqësore të territorit. Në rastin kur kemi produkt vazhdohet puna se po flasim për territore bujqësore të formalizuara. Nuk flasim për informalitet.

Kryemadhi: Po edhe informalitetit do ti dalësh për zot. Se ne nganjëherë futemi në logjikën e kush është i formalizuar. Ne ishim të shtëpia e zonjës dhe asaj kavaleta e barit, ishte në ujë komplet. Me çfarë do ta ushqejë lopën. Ne sipas teorisë së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën. Normalisht duhet ti dalësh për zot. Gjithë ky hidrocentral që merr gjithë këto të ardhura. Se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energji elektrike. Dhe ne kemi gabimet tona në momente të caktuara që mbyllim sytë kur duhet ti mbyllim por kjo që thua ti është shumë e mundshme për tu realizuar.

Ademi: Sigurimi i veçantë për zonat që përmbyten, për zonat e ekspansionit. Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë fermerët blegtorët në territoret e veta,

Kryemadhi: Ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht për këtë gjë dhe kjo është e realizueshme. Nuk ka arsye pse të mos realizohet. Nuk është asgjë dhe kosto është zero për aq sa fiton ti nga gjithë lkjo kasksadë me aq dëme sa ti ke për detyrë ti dalësh për zot banorëve. Dhe që ka efektin zero në buxhet.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Kryemadhi: Kemi dhe ne fajet tona, por heshtëm për hir të stabilitetit (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën