Përmbytjet/ Kryemadhi: Kemi dhe ne fajet tona, por heshtëm për hir të stabilitetit (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me disa banorë të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ajo ka akuzuar qeverinë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe mosfunksionimi i shtetit.

“Unë kam qenë në Lezhë në mëngjes, isha në Laç te një fermer dhe kudo e njëjta histori, ku gjithsecili thotë që nuk është problemi i përmbytjes nga reshjet, por se po përmbyten nga shkarkimet. Mungesa e funksionimit, e menaxhimit, e përgatitjes në fund të fund shteti përse është? Shteti përgjigjet qoftë edhe për një qytetar të vetëm. Ti mund të kesh pak banorë dhe nga ana financiare ndoshta ty s’të leverdis, por Lumin e Bunës do ta pastrosh, argjinaturat do t’i mirëmbash, sepse ti nëse nuk paguan dritat këtu, ai të vjen me vrap dhe të thotë:  Pse s’e pagove? Edhe pse je një person dhe harxhon shumë pak”, tha Kryemadhi.

Ajo ka risjellë edhe njëherë në vëmendje darkën e përfaqësuesve të qeverisë në Dubai, për të cilën Rama tha se ishte paguar nga vendi pritës.

“Ne jemi shumë dakord që shteti me taksa mbahet, por kur shteti taksat tona i përdor për të ngrënë dhe për të pirë rrugëve të botës ministrat, normal që s’kam pse të paguaj taksa. Unë nuk mund të them që mes një pensionisti me një pension social që është vetëm 70 mijë lek të vjetra, çfarë do të bëjë më parë ai? A do paguajë dritat? A do paguajë ujin? A do ushqehet? Kur ti ke minimumin e ndërgjegjes që një familje në fshat me 70 mijë lek të vjetra do paguajë dritat, ujin, ilaçet, do paguajë taksën e tokës që është e përmbytur. Ne e dimë që gjërat nuk ndryshohen me një të rënë të lapsit”, shtoi Kryemadhi.

Sipas saj problemi është zbatimi i ligjit me dy standarde nga kjo qeveri. 

“Edhe ne si politikë kemi fajet tona, se me thënë të drejtën edhe ne kur vijmë këtu tek ju, e kemi një lloj peshë barre mbi supe, se s’mund të themi që ne nuk jemi fajtorë. Sepse nëse kjo situatë vjen sot deri këtu, përse vjen? Edhe për shkak të një lloj po themi neglizhence nga ana jonë, për hir të një stabiliteti, sikurse e thatë edhe ju. (...)Problemi pra është zbatimi i ligjit me dy standarde. Qytetarin ti e merr dhe e plas brenda në birucë, ndërsa atë tjetrin që është i lidhur me ty e lejon të vjedhë.  A ka mundësi për të ndryshuar? Sigurisht që po, ka mundësi pa fund. E rëndësishme është ta kuptosh dhe mos të bësh më gabim. Edhe unë kam bërë gabime. A ka mundësi ta përmirësoj? Po kam mundësi ta përmirësoj, për t’iu dhënë shansin dhe mundësinë të rinjve dhe të rejave për t’u dhënë shansin të drejtojnë. Ju thatë që kam ngelur me gruan në shtëpi se fëmijët më kanë ikur në emigracion. Po nuk ka gjë më të keqe. Unë jam nënë vetë dhe e di ç’do të thotë kjo gjë”, përfundoi Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Kryemadhi takim me Ademin në Shkodër: Duhet të angazhohemi bashkë! Të sigurohen blegtorët dhe fermerët (VIDEO)

Gjatë vizitës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Shkodër ku ka takuar disa banorë të prekur nga përmbytjet e fundit i është bashkuar dhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Kjo e fundit u shpreh se dëmet janë të konsiderueshme dhe se është shumë i rëndësishëm sigurimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Ndërsa Kryemadhi i ka propozuar Ademit të bashkëpunojnë për përballimin e kësaj situate teksa ka shtuar se kostoja e dëmeve është zero në buxhetin e shtetit në krahasim me fitimet që merren nga shitja e energjisë së hidrocentralit.

Ademi: Ne shyqyr që kemi sot nivelin e liqenit në një një kuotë të pranueshme, se mund të kishim probleme dhe më të mëdha. Në 2018 kemi qenë më keq, se ne jemi në një situatë 5 ditore, nuk e dimë sesi do të jetë në vijim. Unë mendoj që sa ka filluar. Sepse do mbajë koha për 2-3 ditë por mund të fillojë përsëri. Ne jemi në një zonë ekspansioni që do të thotë nga shkarkimi , prurjet, sigurisht zona e shkarkimit është zona e nën Shkodrës, pra Obot, Ana e Malit, Muriqan, Oblik, pjesa e Dajcit, fusha e Trushaj dhe pjesa, Qas, Velipojë. Është e llogaritur e tillë që e gjithë kaskada do të dalë. Shumë e rëndësishme që të kontrollohet.

Kryemadhi: Si mund të ndihmohen banorët?

Ademi: Është shumë e rëndësishme të kontrollohet se sot niveli është 7 cm më shumë sesa dje. Dhe do duhet të kontrollojmë në njëfarë mënyrë sepse liqeni nuk mund të shkarkojë kur shpejtësia e Drinit është shumë më e madhe dhe kjo do të varet dhe nga prurjet e liqenit. Por shpresojmë që do të kemi një situatë të menaxhueshme. Nga ana tjetër dëmet janë kryesisht në bujqësi. Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtua në të gjithë këtë territorit. Që do të thotë kemi kryesisht grurë, jonxhë, foragjere, pemëtore, sera, kemi bimë dekorative, që nëse do të ishte 3-4 ditë ajo mund të rikuperohej. Por me një prezencë më të madhe edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë minimalisht një muaj, tre javë për tu thartë territori. Ka tre ndërhyrje të domosdoshme. E para është që nëse shteti ynë prodhon energji dhe e prodhon nga ky lum pjesë e të cilit është dhe kjo zonë patjetër duhet të krijohet mundësia që në raste që ka shkarkime të bëhet i mundur sigurimi i produkteve bujqësore dhe i të gjithë prodhimit bujqësore të territorit. Në rastin kur kemi produkt vazhdohet puna se po flasim për territore bujqësore të formalizuara. Nuk flasim për informalitet.

Kryemadhi: Po edhe informalitetit do ti dalësh për zot. Se ne nganjëherë futemi në logjikën e kush është i formalizuar. Ne ishim të shtëpia e zonjës dhe asaj kavaleta e barit, ishte në ujë komplet. Me çfarë do ta ushqejë lopën. Ne sipas teorisë së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën. Normalisht duhet ti dalësh për zot. Gjithë ky hidrocentral që merr gjithë këto të ardhura. Se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energji elektrike. Dhe ne kemi gabimet tona në momente të caktuara që mbyllim sytë kur duhet ti mbyllim por kjo që thua ti është shumë e mundshme për tu realizuar.

Ademi: Sigurimi i veçantë për zonat që përmbyten, për zonat e ekspansionit. Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë fermerët blegtorët në territoret e veta,

Kryemadhi: Ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht për këtë gjë dhe kjo është e realizueshme. Nuk ka arsye pse të mos realizohet. Nuk është asgjë dhe kosto është zero për aq sa fiton ti nga gjithë lkjo kasksadë me aq dëme sa ti ke për detyrë ti dalësh për zot banorëve. Dhe që ka efektin zero në buxhet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 12/01/2021 19:10

    Amon mor njerez a keni pare grua me shpifarake, monster, vrimat e hundes si hunde kali, kryqet e thyera, fytyra si zhabe , mrroklla, lajthitje totale, duket qarte trishtimi i humbjes se sigurte ne fytyren e Nafijes dhe tek ato pak mjerane qe akoma i shkojne pas, duken te trishtuar, te vajtuar, te humbur, pa shprese per 25 prill

    Përgjigju
  • kujtim: 12/01/2021 18:33

    Shko moj bej cicin moj sharrabajge e lsi..

    Përgjigju
  • Loro: 12/01/2021 14:11

    Takim me fjale boshe i dy personave qe nuk marrin vesh nga kjo fushe dhe duan te duken si eksperte. Sidomos kryetarja e LSI qe mezi po e pret diten qe do vije ne pushtet ta rrjepi kete popull dhe ti mbush xhepat e vet.

    Përgjigju
  • Hahahahahaha....: 12/01/2021 13:16

    Dy bax*ellat bashke.... o sa lezet ka ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën