Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të premte një takim me struktuarat e LRI-së, në gjimnaze ku foli për problemet në fushën e sistemit arsimor. Gjatë fjalës para gjimnazistëve Kryemadhi theksoi se problematikat në arsim nuk janë vetëm në universitete, por në të gjithë zingjirin e sistemit arsimor sot.
Në tryezën e bashkëbisedimit me gjimnazistët, Kryemadhi u ndal tek problemet që hasin gjimnazistët sot në arsim dhe akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë për të plotësuar kërkesat e sistemit arsimor dhe se sipas saj reformimi i arsimit nuk bëhet as me dëshirë e as me piktura, por me punë konkrete dhe përkushtim.
Ajo që mendoj unë se është shumë e rëndësishme është që pak nga pak të hartohet një rezolutë, nuk është e thënë se vulën e kujt forumi rinor do të ketë, por një rezolutë ku kërkesat e maturantëve dhe gjimnazistëve janë shumë të qarta, nuk janë kërkesa partiake. Janë kërkesa që kërkojnë një reformim të sistemit arsimor. Reformimi i sistemit arsimor nuk bëhet as me dëshirë e as me piktura, por bëhet me punë, bëhet me përkushtim dhe mbi të gjitha bëhet me një angazhim dhe një vullnet politik të qeverisë, gjë e cila nuk vjen si rezultat i një partie politike, por reforma në arsim duhet të vijë si rezultat i një bashkëpunimi kombëtar. Pse e themi këtë kombëtar? Sepse partitë politike dhe qeveritë ndryshojnë sipas humorit të kryeministrit, por reforma në arsim, sistemi në arsim nuk mund të ndryshojë sa herë t’i dojë qejfi ministrit apo ministres apo drejtorit të përgjithshëm të arsimit të lartë apo të arsimit të mesëm e kështu me radhë.
Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së
Më tej, Kryemadhi shtoi se problemet në arsim sot janë të mëdha dhe se ka ardhur koha që gjimnazistët dhe të gjithë të rinjtë të ngrejnë zërin e tyre për të drejtat e tyre dhe ti bashkohen protestave të studentëve për të arritur një nga fitoret me të mëdha të rinisë shqiptare.
Ju jeni celësi i suksesit. Problemet që ju ngritët janë në thelb shumë të mëdha, pasi janë probleme qe dëmtojnë në gjeneze rininë shqiptare. Ju jeni ata që do ktheni meritokracinë në këtë vend për arsimin, kështu që forca. Ne na keni gati për çdo ndihmesë që ju duhet. Detyra juaj nuk mbaron sot këtu, por tani fillon. Duhet të bashkoheni për t’iu bashkangjitur protestës së studentëve më 7 janar. Prandaj është koha për t’u ngritur. S’ka nevojë për të shkuar në anarki, sepse nuk janë aq trima ata që të presin deri te anarkia, mjafton që ju të jeni të gjithë të bashkuar. Mesazhi i studentëve ka qenë shumë i qartë: Të bashkuar kemi për të fituar! Po u bashkuan edhe gjimnazistët në protestën e studentëve që në thelb të saj është vazhdimësi e juaja, sepse vitin tjetër pjesa më e madhe e juaja do të jenë studentë, kjo do të jetë një nga fitoret më të mëdha që ka arritur rinia shqiptare, duke lënë 100 hapa mbrapa politikën shqiptare, e cila ka nevojë për ndërgjegjësimin tuaj.
Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së
Nuk e shofe dote kete moniken si kur ha buken time u ble ndonje Cel apo ore dore ju prishet mendja kety studenteve ka blere ndonje shpelle andej nga kosova e shet dengla mortja ozot cmban kjo toke
PërgjigjuReformimi I arsimit dhe lsleshit behet me iphone dhe gjuhe baxhelle!
PërgjigjuMos perto, Mona? Shko nje here edhe nga kopshtet, se ka shume vota aty..
PërgjigjuKeta jane gjimnazistet e LSI qe i rekruton LSI me nje Celular
Përgjigju