Kryemadhi takim në Bankën Botërore në Washington: Implementim sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi

Kryemadhi takim në Bankën Botërore në Washington: Implementim sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  ka zhvilluar një takim në Washington me Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014. Në këtë takim, kryetarja e LSI ka theksuar se Reforma në Drejtësi duhet të ketë një implementim sa më të shpejtë.

Po ashtu u bisedua në lidhje me gjendjen e ekonomisë për emigrimin dhe situatën në Shqipëri.

"Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale dhe klimë biznesi krejt ndryshe nga ajo aktualja që karakterizohet nga presioni i jashtëzakonshem ku e ka vendosur qeveria biznesin me korrupsionin, taksat kontrollet tatimore mesjetare e dekurajuese.

Klima, liria dhe siguria e të bërit biznes kanë nevojë për një implementim sa më të shpejtë dhe me integritet të reformës në drejtësi. Gjithashtu ekonomia dhe biznesi kanë nevojë jetike për një politikë të vullnetit të mirë, që ta vendosë vendin në kushtet me të larta demokratike dhe ekonomike për të siguruar një të ardhme për çdo qytetar shqiptar në shtëpinë e tyre." ka thënë Kryemadhi.

Gjatë vizitës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takoi edhe kryetarin e n/komisionit për Europën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin, në dhomën e përfaqësusesve të Kongresit Amerikan William Keating.

Kryemadhi theksoi se "qenia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit. Te niveli i demokracisë, të checks and balances, tek liria e medias dhe tek garantimi i plotë i të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve si themeli i një demokracie funksionuese".

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të LSI-së, Kryemadhi theksoi gjithashtu rëndësinë, që ka për Shqipërinë si anëtar i NATO-s dhe për popullin shqiptar rritja e prezencës së SHBA në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për një sistem drejtësie funksional e të pavarur dhe për vazhdimin e palëkundur të rrugëtimit euro-atlantik të vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 14/11/2019 14:38

    Në emër të kujt i takon?Me shpenzimet e kujt?Kë përfaqëson?Dikush të kthejë përgjigje.

    Përgjigju
  • Monikla me cizme: 14/11/2019 14:35

    Jam duke kerkuar perqindjet e bllokut te Skrap Ardhiut....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?