Kryemadhi takon ambasadorin gjerman: Të tejkalohet sa më shpejt kriza që vendi të integrohet në BE

Kryemadhi takon ambasadorin gjerman: Të tejkalohet sa më shpejt kriza që vendi të integrohet në BE

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka pritur nw njw takim Ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf.

Gjatë takimit Kryetarja e LSI ka nënvizuar nevojën e Shqipërisë për të tejkaluar sa më parë krizën aktuale, për t’i hapur vendit rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Të majtë e të djathtë duan që Shqipëria të të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Integrimi në BE është i rëndësishëm për familjet shqiptare, pasi do të shtojë mundësitë për punësim të mirëpaguar, do të rrisë cilësinë në arsimim dhe shëndetësi, e do të përmirësojë standartet e jetesës në Shqipëri. LSI ka objektiv të saj Integrimin e Shqipërisë në BE.”- tha Kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI vlerësoi kontributin e qeverisë Gjermane për hartimin e Reformës në Drejtësi. Kryemadhi shprehu gjithashtu bindjen e saj për nevojën e zbatimit të reformës në drejtësi ashtu siç është shkruar në Kushtetutë

“Pa sistem drejtësie të pavarur, nuk ka investime të huaja. Pa investime të huaja, nuk ka punësim. Pa mundësi punësimi, nuk ka të ardhme për rininë e cila po largohet nga vendi duke emigruar dita-ditës. Ndaj LSI kërkon që Reforma në Drejtësi të vazhdojë përpara me integritet ashtu siç është shkruar në Kushtetutë, e cila është miratuar unanimisht nga 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend", tha Kryemadhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bushtra e Jales !: 13/09/2019 09:40

    KARAPUTANA E LSI-s MENDON SE DUKE I BO G***RE TE HUAJVE PO MERRET SERIOZISHTE NGA PLEQT E HUAJ SI

    Përgjigju
  • asl: 13/09/2019 05:18

    Shpejt u kujtove moj ndrikull,paguaj paret qe ke vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?