Opozita e bashkuar zgjeron premtimet e saj/ Kryemadhi: Do mbrojmë kulturën nga shkatërrimi

Opozita e bashkuar zgjeron premtimet e saj/ Kryemadhi: Do mbrojmë kulturën nga shkatërrimi

MALËSI E MADHE- Opozita e Bashkuar duket se po zgjeron premtimet e saj. Krahas premtimeve se do të nxjerrin vendin nga kriza ekonomike, nga radhët e opozitës ekstraparlamentare, premtohet edhe investim në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi takoi sot në Malësinë e Madhe strukturat, por edhe rapsodin e lahutarin Jonuz Delaj. Ajo shfrytëzoi takimin me rapsodin, për akuzuar ministrinë e Kulturës se nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse sipas Kryemadhit, studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra.

“Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë.” shprehet Kryemadhi teksa thotë se Opozita e Bashkuar duhet të rikuperojë sa më shumë nga shkatërrimi vlerat kulturore të vendit.

“Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre”, përfundon Kryemadhi.

Postimi i plotë
Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh.

Gjatë bisedës me Jonuzin më erdhën ndërmend disa vargje të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”:

Përsè flamuri kuq e zí,

Sod mâ s' pari, bukurí

Porsì fleta e Engllit t' Zotit,

Po valvitë mbí tokë t' Kastrjotit,

Si valviti dikúr motit;

E dér m'qiellë ushto brohrija,

Kah gërthet fusha e malcija:

Për jetë t' jetës rroftë Shqypníja!

Një vepër e rrallë dhe monumentale, ku ndërthuret letërsia, tradita dhe historia jonë.

Ndërsa në anën tjetër mu përvijua dështimi i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale së lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysëm ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra.

Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë.

Do të mbahen mend si rrënuesit e vlerave për t’i hapur rrugë betonizimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit.

Ndaj LSI dhe Opozita e Bashkuar duhet të investojë seriozisht në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve. Duhet të rikuperojmë sa më shumë nga ky shkatërrim talebanesk i Rilindjes.

Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë