Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi ka zbardhur aksionin e opozitës. E ftuar në "Opinion", qytetarët duhet të dalin në rrugë me opozitën, për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi shton më tej, se LSI sëbashku me Bashën, nuk mund ta rrëzojnë dot Ramën vetëm. Kryetarja e LSI kërkoi ngritjen e qytetarëve në protestë, por pa dhënë detaje konkrete nëse vërtetë opozita ka një plan rikthimi protestash kundër qeverisë. 

Sfida e opozitës është që të dalim me qytetarët në rrugë dhe të rrëzojmë Edi Ramën. Monika me Lul Bashën nuk e rrëzojnë dot vetëm Ramën. Sot ka ardhur koha që të gjithë të dalim dhe ta rrëzojmë.

Monika Krymadhi, kryetare e LSI

Kryetarja e LSI, deklaroi gjithashtu se po përndiqet nga struktura të shtetit dhe struktura kriminale, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Edhe më herët Kryemadhi është shprehur se ajo dhe familja e saj përgjohem.

Ndiqem, ka ndodhur që të ndiqem. Mua më ndjekin struktura të shtetit, struktura kriminale. Edhe gjatë fushatës zgjedhore më ka ndodhur të përndiqem.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Javanews