LUSHNJE- Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi reagoi nga Lushnja për vendimin e Gykatës së Durrësit e cila sot vërtetoi mandatin e kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako. Kryemadhi deklaroi se ky vendimi tregoi se ku po na çon Rilindja e Reformës në Drejtësi. Ajo komentoi edhe ndryshimet në kodin penal të cilat u miratuan në parlament ditën e djeshme duke thënë se parlamenti dje u kthye në një teatër kukullash.

"Vendimi Gjyk. Durrësit tregon ku po na çon Rilindja e ref. në drejtësi. Sot ra siguria juridike e një vendimi gjykate. Absurdi i sotëm duhet të futet në librat e jurisprudencës. Parlamenti dje u kthye në një teatër kukullash. Dje dy vendime qesharake në të njëjtën seancë. U miratuan dy mega aferat korruptive të Balldren- Milot, Orikum- Dukat, më pas u  ndryshua ligji për ofertat e pa kërkuara. Askush mos  mendojë që mund të gëzojë taksat, e shqiptareve, ndryshimet në ligjin e koncensioneve kllounata më e madhe, pas 30 qershorit", tha Kryemadhi.