Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ishte e pranishme në protestën e shtatë të opozitës, më 2 qershor dhe mungesa e saj nuk kaloi pa u vënë re.

Pas shumë pyetjes, aludimesh lidhur me mospraninë e saj krah liderit demokrat, Basha, ajo zgjodhi ta tregonte vetë nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetet sociale. Kryemadhi shkruante se kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale, por pa treguar se nga se vuante.

Kur kanë kaluar disa javë, numri një i LSI-së ka rrëfyer nga studio e "Kjo javë" se prej 5 vitesh ka vuajtur nga kanceri në qafën e mitrës dhe se pavarësisht se ishte përpjekur që ta mbante nën kontroll sëmundjen, nuk arriti që t'i shpëtonte ndërhyrjes kirurgjikale.  

“Kisha 5 vite që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një proces shumë të vështirë, por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamundur të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë, por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”– tha Kryemadhi