Rama sërish ftesë Bashës për dialog: S’e kuptoj qasjen refuzuese! Sot aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh për çdo familje viktimash

TIRANE- Kreu i qeverisë ka përsëritur edhe njëherë thirrje për dialog për kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai tha se kjo është një nevojë për qytetarët shqiptarë të cilët në këto ditë të vështira duhet të kenë para syve shembullin e një bashkëpunimi mes palëve, e cila nuk ka pse të cilësohet si propagandë.

Rama njoftoi se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh për familjet e viktimave, ndërsa fëmijët dhe pensionistët në familjet e tyre do të marrin shpërblimin e përcaktuar (bursë dhe pension të veçantë), edhe për muajin nëntor.

Ministria e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla, dhe se tani vendimarrja është para dy opsioneve sipas të cilave nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë Durrës dhe Lezhë të ketë një shtyrje.

VIDEO/Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:34
Shahini: Nesër nis mësimi në qarqet e paprekura! Drejt shtyrjes për Tiranën, Lezhën dhe Durrësin (VIDEO)

Ministria e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla, dhe se tani vendimarrja është para dy opsioneve sipas të cilave nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë Durrës dhe Lezhë të ketë një shtyrje. Shahini tha se vendimi do të merret në mbledhjen e qeverisë dhe të komunikohet më pas gjatë ditës gjatë një konference për shtyp.

"Në Durrës 16 shkolla dhe kposhte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të hapen, n``ë Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë, Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve. Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko social. Me fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit maste për të ndihmuar në disa zona ku ka nevojë. Në Durrës nuk mund të nisë të hënën. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paefektuara dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me problem por kjo do vështirësonte koordinimin", tha Shahini.

Ora 08:26
'Janë gjetur të mbijetuar poshtë tavolinave', Shkreli: Në ditët në vazhdim lëkundjet më të lehta, energjia sizmike në rënie! Si të veproni (VIDEO)

Artan Shkreli zv. ministër i Infrastukturës shpjegoi gjatë mbledhjes së qeverisë aktivitetin sizmik në vendin tonë. Shkreli tha se në ditët në vazhdim të ketë lëkundje sizmike më të lehta pasi energjia sizmike është në rënie.

"Në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje më të lehta sepse energjia sizmike vjen në rënie. Në rastet që kemi gjetur ne gjatë operacioneve, kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë, poshtë krevateve, poshtë tavolinave pra nën objekte që kanë trarë. Nuk duhet qëndruar pranë mureve por në qendër. Katet e para mund të dalin menjëherë, ndërsa katet e tjera duhet të presin një pausë. Katet e larta kanë më pak propabilitet për t'u shembur. Sizma më e madhe ka kaluar. Kjo është një gjë që nuk ka vend për një panik”, tha Shkreli.

Ora 08:23
Balluku: Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore do të dërgojë ekspertë në Shqipëri (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se në terren janë vendosur ekspertë të huaj të udhëhequr nga ato shqiptare.

"Grupet të cilat operojnë në terren janë grupe mikse të udhëhequra nga ato shqiptare të cilët njohin terrenin me grupe të huaja. Janë përgjigjur pozitivisht. Sot operojnë 40 italianë, 16 grekë, 11 turk, një grup i madh inxhinirësh nga Kosova të cilët kanë ekspertuar shkollat. Inxhinierët francezë janë në Tiranë. Kemi grupe nga Bullgaria, Hungaria, Rumania. Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore do të dërgojë ekspertë në Shqipëri", tha Balluku.

Ora 08:22
Rama: Nuk duhet përhapur panik për banesat pa u vlerësuar dëmet! Të presim formularin që po përgatitet me ekspertët e huaj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet dhe të pritet raporti i vlerësimit që po përgatitet nga ekspertë të huaj.

"Nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet. Për këtë arsye ne i kemi marrë ekipet e huaja që të kemi jo vetëm garanci teknike. Duhet të kemi katër sy. Në ato formular, të jetë syri i ekspertizës shqiptare dhe atyre ndërkombëtare", tha Rama.

Ora 08:15
Rama: Ministria e Brendshme dobësi të papranueshme, ZERO kapacitete kundër krimit kibernetik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Ministrinë e Brendshme për reagimin kundër lajmeve të rreme mbi tërmeti. Rama tha se ka zero kapacitete për të reaguar ndaje lajmeve të rrrem, mashtrimeve dhe racizmit.

''Debate politike që në këto ditë në debate surreale me delirantësh, që marrin pjesë në to dhe japin opinione bazuar në konotacionet e antikitetit romakë dhe realitetit. I kam parë sintezat e këtyre debateve dhe jam i mahnitur nga mungesa e mirëkuptimit të këtyre moderatorëve për të pushuar për një moment nga veshët dhe sytë. Pastaj vjen pazari i kacafytjeve nëpër studio. Pa folur pastaj për shërbimit skandaloz që i bëhet ankth dhe pasigurisë. Aspekte të tjera janë disproporcionale. Megjithatë, kjo është puna e tyre. Kam nxjerrë një dobësi të papranueshme në Ministrinë e Brendshme, kundër krimt kibernetik. Zero kapacitete, për të reaguar ndaj lajmeve të rreme, për mashtrime, racizmin. Zero reagim ndaj sulmeve kibernetike. Duhet mbajtur shënim. Të jetë parasysh forcimi eksponencial i luftës ndaj krimit kibernetik. Do të kërkoj më pas një raportim të plotë nga ju për publikun. Dua të theksoj faktorin psikologjik. Plasaritjet, çarje janë po njësoj në mendjet e njerëzve që kërkojnë vëmendje të jashtëzakonshme. Sa më shpejt listën e ilaçeve të nevojshme, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike", tha Rama.

Ora 08:02
Rama sërish thirrje Bashës: Populli ka nevojë të shohë një bashkim, politika duhet të bëjë mrekullira (VIDEO)

Kreu i qeverisë ka përsëritur edhe njëherë thirrje për kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai tha se kjo është një nevojë për qytetarët shqiptarët të cilët duhet të keni para syve shembullin e një bashkëpunimi mes palëve, e cila nuk ka pse të cilësohet si propagandë.

"Më mundon pak mungesa e një elementi. Skepticizmi i opozitës për t;u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet. Nuk e kuptoj dot refuzimin që forcat politike të ulen në një tryezë. Duhet të reflektohet për këtë. Kjo nuk është politikë. Sepse politika në fakt ka lindur që njerëzit të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen kur janë vetëm. Politika duhet të bëjë mrekullira. nuk e e kuptoj dot që të ulet në tryezë përfaqësia e këtij vendi, qenka propagandë. Nuk dua të bëj asnjë polemikë por edhe njëherë tjetër i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës të mos ia kursejnë popullit shqiptar këtë nevojë. Është nevoja e njerëzve të shikojnë këtu bashkim, që në këto ditë të zeza ata që nuk e shohin dot njeri tjetrin në sy të bëjnë një hap prej asaj që ka ndodhur. Unë e kam parë me kënaqësi dhe respekt një mesazh të tij që bënte thirrje për bashkim, sepse tingëllojnë si hipokrizi  ku nuk ka vepra, po ky nuk është rasti sepse besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë", tha Rama.

Ora 07:51
Rama: Fondi prej 1 mln lekësh aktivizohet sot! Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se sot aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh, ndërsa fëmijët dhe pensionistët në familjet e viktimave do të marrin shpërblimin e përcaktuar (bursë dhe pension të veçantë), edhe për muajin nëntor.

"Ministrja e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar po punojnë me ekspertët për rishikimin e buxhetit. Përgjigja dhe reagimi i partnerëve është inkurajues sepse nevoja për të krijuar një bazë solide për operacionin e rindërtimit është e madhe. Të gjitha familjet të targetohen sipas nevojë që procesi të mos marrë vite e vite. Na është ngarkuar që të merret me familjet e viktimave. Familjeve të vetmuara, të Thumanës ju duhen vetëm opsione, nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty ose të vijnë në Tiranë. Për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia. Kështu me familjet në Durrës dhe kështu me familjen në Tiranë. Fondi prej 1 mln lekësh duhet të aktivizohet sot. Janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këtë fond. Fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor. Për pensionistët, nuk bëhet fjala për një pension të çfarëdoshëm por pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ata që janë pensionistë në këto familje dhe shuma duhet të jetë e lërueshme menjëherë. Nëse do të dhurohet në dhjetor brenda do të jetë edhe pensioni i nëntorit", tha Rama.

Ora 07:32
Rama: Sot mbidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit! Së shpejt një konferencë informimi me ekspertë të huaj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa kujtoi mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtmit, paralajmëroi një konferencë informimi publike  që të ekspzojnë fotografi që njerëzit të mësojnë të identifikojnë dëmet nga tërmeti.

"Kemi grupe inspektorësh që kanë ardhur, grupe që po vijnë dhe është me shumë rëndësi të garantohet organizimi i plotë i punës. Këta ekspertë janë të përgatitur për këto situata. Unë i kam kërkuar të gjithëve dje dhe kemi filluar punë për të filluar sa më shpejt një konferencë informimi publike që të ekspozojnë fotografi, fakte nga puna e tyre me shpjegime teknike që njerëzit të dallojnë mes godinave të krisura dhe godinave të rrezikuara. Pamja e jashtme e godinave nuk është tregues i një situate të rrezikshme. Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit', tha Rama.

Ora 07:31
Rama: Këto ditë mësimi në shkollë duhet të kalojë në plan të dytë, kemi kohë të rikuperojmë orët e humbura (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që në këto ditë mësimi në shkolla duhet të kalojë në plan të dytë, për t'i lënë vend bisedave dhe lojërave që ndihmojnë anën psikologjike të fëmijëve.

"Duhet që në këto ditë mësimi të kalojë në plan të dytë. Duhen organizuar biseda, lojëra, shtëtitje të përbashkëta. Do kemi kohë të rikuperojmë orët e mësimit dhe kjo është koha për të bërë sa më shëmë në këtë aspekt. Çdo klasë në zonat e prekura ka nevojë për këtë asistencë njerëzore", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zana: 04/12/2019 00:27

    RREGULLOI edi rama te gjithe njerezit ne tirane,,,te gjithe ata qe nuk kane shtepi te vijne ne tirane,,,ka 50.000 shtepi bosh te pashitura ne tirane,qeveria ti bleje apartamentet nga privati dhe tia jape ketyre qe dolen pa shtepi,,,eshte shume e thjeshte dhe e lehte,,,...eshte fat qe kemi shtepi bosh ne tirane…...

    Përgjigju
  • Monda: 03/12/2019 03:50

    DEMET QE KA BERE TERMETI rregullohen vetem duke sekuestruar pasurine e saliut,,metes,bashes,,deputeteve,,besoj me keto para,,keta i kane dhene para dhe bedeleve te tyre(mane_hysenbelliu )do rregulloheshin te gjitha shtepite dhe pallatet,,mos te harrohet dhe pasuria e rames qe eshte 200 milion euro...

    Përgjigju
  • Un fen ti pi: 02/12/2019 08:03

    O Edi Rama çfar thirje i bën ti lyl kriminel hajdutit Shal ngjit ai është Monster.

    Përgjigju
  • Koli: 02/12/2019 00:38

    GJITHE leket qe I vodhet ketij populli per 30 vjet si te majte e te djathte do I paguani tani nje me nje mor pushta,,fytyre-gerdalla,,,zoti paska qene I madh,,edhe nje termet 10 BALLE I lus ZOTIT ,,por kesaj radhe ME EPIQENDER NE KAMEZ ne kryeqytetin e poshtersise - injorances-dhe te abuzimit shteteror...EDHE NJE HERE O ZOT MERRI PERPARA,,OSE NE GJIRIN E LALEZIT KU KANE BERE VILA HAJDUTET E PD DHE TE RIRJERDJES...

    Përgjigju
  • Fatosi: 01/12/2019 15:59

    O EDO BASHA ESHTE KRIMINEL,CFARE MAREVESHJE DO BESH ME.KRIMINELET,,

    Përgjigju
  • Pipi: 01/12/2019 14:21

    Pse te eshte ngritur prap dhe te duhen mullaqet e Lulit after?? Po perpiqesh te besh pazare prap ama Spaku eshte te dera tani. I beni pazaret ne Rec se atje nuk do keni cperqendrime. Do keni kohe te lire sa te doni.

    Përgjigju
  • Pisat e kombit: 01/12/2019 11:54

    Ky mashtrues me brekushe e ka mendjen ke Luli Berisha Meta se i ka shoke,kush eshte ai budalla qe beson akoma kto pisa qe bejne teater me shqiptaret

    Përgjigju
  • Tani: 01/12/2019 11:02

    Edhe une nuk e kuptoj pse po vonojne ta shpallin marreveshjen KM-ja dhe kurva e tij Luljeta.Te dy ne hall,te dy te kapur,te dy qe te vetmin shans dhe shprese per te mbajtur pushtetin dhe per te ardhur ne pushtet kane jo vleren e tyre por dobesine e kundershtarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)