'Janë gjetur të mbijetuar poshtë tavolinave', Shkreli: Në ditët në vazhdim lëkundjet më të lehta, energjia sizmike në rënie! Si të veproni (VIDEO)

Artan Shkreli zv. ministër i Infrastukturës shpjegoi gjatë mbledhjes së qeverisë aktivitetin sizmik në vendin tonë. Shkreli tha se në ditët në vazhdim të ketë lëkundje sizmike më të lehta pasi energjia sizmike është në rënie.

"Në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje më të lehta sepse energjia sizmike vjen në rënie. Në rastet që kemi gjetur ne gjatë operacioneve, kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë, poshtë krevateve, poshtë tavolinave pra nën objekte që kanë trarë. Nuk duhet qëndruar pranë mureve por në qendër. Katet e para mund të dalin menjëherë, ndërsa katet e tjera duhet të presin një pausë. Katet e larta kanë më pak propabilitet për t'u shembur. Sizma më e madhe ka kaluar. Kjo është një gjë që nuk ka vend për një panik”, tha Shkreli.


Lajmi kryesor:

Rama sërish ftesë Bashës për dialog: S’e kuptoj qasjen refuzuese! Sot aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh për çdo familje viktimash


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës