Fermerët nuk duhet të presin vetëm nga buxheti i shtetit, por duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian apo kredia me garancinë sovrane prej 250 mln eurosh që u është vënë në dispozicion.
Thirrjen e bëri vetë kreu i qeverisë Rama gjatë një takimi me fermerë në zonën e Divjakës.
“Duhet që secili të informohet dhe të bëjë gati atë që duhet për të marrë më shumë financim. Më shumë financim nuk vjen nga buxheti, vjen nga linja e kredisë së Bankës së Greqisë, nga Banka e Zhvillimit, Agrokrediti, fondet e BE. Të gjitha këto duan projekt. Po s’e tregove dhe po s’the urdhëro, ky është projekti dhe kështu do të nxjerr fitim e do të paguaj, s’merr lekët”, tha Rama.
Për mungesën e aplikimeve për garancinë sovrane, “veshin” ua tërhoqi bashkive.
“Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe 1 miliard, në rast se do të konsumohen. Duhet një përgatitje, e një dosje për t’iu drejtuar bankës, ja pse kjo që unë do bëj do sjellë fitim dhe ja arsyet pse duhet të më mbështesni. Në këtë aspekt ka mangësi, pushteti vendor. Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë më aktiv me bujqit për të adresuar këto financime. Nuk duhet të ketë asnjë problem. Bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura, kompani të përbashkëta, për të marrë këto financime”, tha Rama.
Fermerët i paralajmëroi edhe për sfidat që sjell integrimi në BE, pasi tregu europian kërkon standarde të larta në sigurinë ushqimore.
“Hapja me BE kërkon që sot të fillojmë përgatitjet për të kuptuar çfarë ndodh nesër. Në rast se nuk plotësohen kriteret ushqimore të BE, ndalohet shitja këtu sepse je pjesë e tregut të BE. Natyrisht që kjo vjen pas një periudhe 15-vjeçare sepse në rast se ne jemi brenda BE në 2030, në 2040 ndodh kjo, por 15 vjet kalojnë shumë shpejt, më pyesni mua”, tha Rama.
Megjithatë, kryeministri Rama nuk i shpëtoi kritikave dhe pakënaqësisë së një fermeri, i cili tha se prodhimi i tyre po penalizohet për shkak të importit.
Ndërsa Ministri i Financave, Petrit Malaj shpreson që shtatori i këtij viti të sjellë dritë jeshile nga BE, për fondet e IPARD3, të bllokuara qw prej veres 2023 për shkak të dyshimeve për abuzim.
“Nga ana tjetër, jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD 3, që janë dhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë.
A janë të mjaftueshme ose jo, patjetër mund të themi se nuk janë të mjaftueshme sepse bujqësia ka nevojë për më shumë, por besoj se jemi në rrugën e duhur për ta çuar bujqësinë në një nivel tjetër dhe për ta pasur konkurruese në tregjet evropiane”, tha Malaj.
Dëgjesa me fermerët me qëllim rishikimin e Skemën Kombëtare 2026 do të vijojnë në të gjitha qarqet e vendit sipas ministrit të Bujqësisë Salla, i cili tha se ekzekutivi synon politikat mbështetëse të ndërtohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerët dhe të reflektojnë nevojat reale të sektorit bujqësor.
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë. Ai renditi skemën e granteve ku për 2026 janë parashikuar 20 milionë euro, skemën e subvencioneve direkte për fermerët që është 31 milionë euro e buxhetuar për 2026 si dhe garancinë sovrane dhe rimbursimin e TVSH-së.
“Shifrat tregojnë realitetin dhe seriozitetin që ka kjo qeveri në lidhje me sektorin e bujqësisë. Në vitin 2013 kur morëm drejtimin e këtij vendi kemi marrë një bujqësi me buxhet 34 milionë euro, e kemi mbyllur 2025 me një buxhet 162 milionë euro, pesëfishi i asaj që morëm. Kemi marrë një bujqësi, e cila i kishte eksportet rreth 120 milionë euro, e cila sot në terma eksporti është mbi 500 milionë euro.
Kemi të hapur garancinë sovrane që iu mundëson të gjithë fermerëve kredi të buta me normë interesi 2% dhe me garanci nga shteti për rreth 70% të vlerës së kredisë. Janë 30 milionë euro për vitin 2026. Ajo që është më e rëndësishme është kompensimi i TVSH për të gjithë fermerët, për çdo produkt që keni filluar të shisni nga data 1 janar 2026 e në vazhdim. Duhet të mblidhni faturat për produktet që çoni tek grumbulluesit dy herë në vit më 30 qershor dhe në 1 janar do të çoni faturat pranë autoriteteve tatimore dhe do të kompensoheni me 10% të vlerës së faturave. Nga ana tjetër jemi besimplotë dhe shpresëplotë që në shtator do të hapet edhe IPARD3 dhe janë 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë”, tha Malaj.
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një fermer gjatë takimit në Divjakë gjatë momentin që po largohej nga salla. Fermeri ngriti si shqetësim importin e prodhimeve të huaja. Rama iu përgjigj me hapjen e kufijve që në vitin 1990, ndërsa ia bëri të qartë fermerit, se askush nuk mund t'i imponohet me zor për ta dëgjuar.
“Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Me zor ti nuk imponohesh mbi të tjerët për të marrë fjalën. Jemi këtu dhe ka radhë. Po e tepron. Kur të të vijë radha do të flasësh. Unë nuk rri dot, jo se dua të iki mos të të dëgjoj ty. Ajo që the ti është e pamundur dhe absurde. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur, mbyllja e kufijve të produkteve se do ti. Përpara se sa të marrësh përsipër të akuzosh, mundohu të kuptosh se çfarë të kanë thënë. E kemi ndarë këtë punë që kur kemi dalë në ’90 dhe kemi thënë ‘Liri dhe demokraci’. Kështu si them unë. Mos ma përmend naftën fare sepse ta tha ministri sesa vëmë ne në dispozicion për të kompensuar prodhuesit për naftën. Dhe këtu ata që e marrin naftën si prodhues, nuk e përdorin për prodhim. Mëso nga më të mirët që janë këtu. Cfarë ke me politikën? Mua më pëlqen shumë”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, kryeministri Rama tha se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ka një sërë kriteresh për t’u plotësuar sa i përket sigurisë ushqimore. Rama tha se në rast mospërmbushjeje të kushteve, fermerëve u ndalohet edhe shitja në Shqipëri sepse bëjnë pjesë në tregun europian.
Ai tha se qeveria do të bëjë pjesën e saj me mbështetjen financiare, por fermerët s’mund të presin vetëm nga qeveria. Duke renditur disa prej linjave sesi ata mund të financohen, kryeministri tha se nevojitet të kenë një projekt, ndërsa bashkitë janë vetëm garantë për grupet e interesit që të përfitojnë fondet.
“Hapja me BE kërkon që sot të fillojmë përgatitjet për të kuptuar çfarë ndodh nesër. Në rast se nuk plotësohen kriteret ushqimore të BE, ndalohet shitja këtu sepse je pjesë e tregut të BE. Natyrisht që kjo vjen pas një periudhe 15-vjeçare sepse në rast se ne jemi brenda BE në 2030, në 2040 ndodh kjo, por 15 vjet kalojnë shumë shpejt, më pyesni mua. Mua më vjen mirë dhe nuk e diskutoj që nga këto dëgjesa çfarë kemi ne në dorë si qeveri në pikëpamje të buxhetit, mbështetjes, infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes, ne do ta bëjmë duke i rritur financimet.
Për të bërë kapërcim dhe për t’u bërë më të suksesshëm në gjithë këtë territor dhe për ta pasur suksesin shumë më të shpërndarë, duhet që secili të informohet dhe të bëjë gati atë që duhet për të marrë më shumë financim. Më shumë financim nuk vjen nga buxheti, vjen nga linja e kredisë së Bankës së Greqisë, nga Banka e Zhvillimit, Agrokrediti, fondet e BE. Të gjitha këto duan projekt. Po s’e tregove dhe po s’the urdhëro, ky është projekti dhe kështu do të nxjerr fitim e do të paguaj, s’merr lekët. Bashkë me bashkitë, të gjithë grupet që kanë interes, të krijojnë ndërmarrjet e përpunimit ku bashkitë janë thjesht garantë të financimeve për të marrë këto fonde”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se për bujqësinë janë vënë në dispozicion 250 milionë euro dhe mund të shkojnë në 1 miliard euro.
Nga Divjaka, Rama ka kërkuar që bashkitë të jenë më aktive me bujqit, në mënyrë që ata të marrin financime.
Rama tha se fermerët duhet të koordinohen bashkë për prodhimin e tyre.
“Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe 1 miliard, në rast se do të konsumohen, përmes BSH, në bankat e nivelit të dytë, ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti, ku normat e interesit janë shumë më të ulëta se të bankave të nivelit të dytë. Për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, e një dosje për t’iu drejtuar bankës, ja pse kjo që unë do bëj do sjellë fitim dhe ja arsyet pse duhet të më mbështesni. Në këtë aspekt ka mangësi, pushteti vendor. Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë më aktiv me bujqit për të adresuar këto financime. Nuk duhet të ketë asnjë problem. Në rast se duhet një stallë tjetër, mekanik tjetër, një logjistikë tjetër, nuk duhet të ketë asnjë problem. Bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura, kompani të përbashkëta, për të marrë këto financime. Është shumë e thjeshtë të flasësh nga vendi, e të thuash do na mbroni. Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit, më shumë se të tjerëve, sepse është sektor që ka britshtësinë e vet, për të funsksionuar si duhet, duhet të mbështetet. Për t’u rritur dhe për t’u bërë më të mëdhenj, ju duhet të mendoni si më të mëdhenj. Sot këtu në këtë territor, ka shembuj suksesi. Ka ndërmarrje bujqësore të suksesshme. Nuk funksionon qëndrimi vetëm, po të jesh vetëm me atë ngastrën tënde, mund të shkosh në pikën që të mbijetosh. Po të bashkohesh, flasim për bashkim në interes. Ka një koordinim me të tjerët, se çfarë do prodhojmë, të shesim bashkë dhe të bëjmë sukses.", theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama në takimin me fermeët, tha se përveç buxhetit të shtetit si burim financimi, fermerët duhet të fillojnë dhe të përdorin dhe të tjerë komponentë.
“Si pjesë e këtij cikli dëgjesash që ka organizuar ministri i bujqësisë për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Ministri i financave foli me shifra konkrete që janë domethënëse. Unë dua të fokusohem në një tjetër aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara pasi ne jemi mësuar që t’i referohemi buxhetit të shtetit, por buxheti është tani vetëm njëri nga komponentët e zinxhirit të financimeve të bujqësisë.
Natyrisht që buxheti është më i thjeshti se përcaktohet nga qeveria dhe vjen tek bujku me një kanal të drejtpërdrejtë është aplikimi përkatës. Komponentët janë pak më të vështirë, por janë komponentë që do të jenë më të pranishëm që duhet të gjithë të përpiqen të mësojnë dhe të aftësohen për ti shfrytëzuar. Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka, nuk është problem në aspektin financiar. Ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur ato para, e njëjta vlen dhe për atë që lidhet me BE. Ne do të kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE. Këto lidhen me drejtpërdrejt sesa të aftë jemi për ti thithur. Duhet gjëra që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda në projekt dhe argumentet që ky projekt vlen dhe duhet financuar”, tha Rama.
Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, qeveria shprehu mbështetjen e palëkundur për fermerët përmes formave të ndryshme të financimit si grantet dhe fondet e dedikuara.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se po rishikohet plani për mbështetjen duke marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e fermerëve.
“Janë shumë të domosdoshme dhe të dobishme që ne ta rishikojmë pjesën e mbështetjes dhe mënyrës si do të jemi ndaj aplikantëve për të ulur numrin e krerëve për bagëti ku duhet të përfitojnë sa më shumë, kemi marrë sugjerime ndaj bletarisë dhe kërkesa ndaj certifikatave të pronësisë dhe kontratave të tokave me qira. Jemi duke i rishikuar, kemi bërë një plan me AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe do të shikojmë atë që u sugjeroni për t’i përafruar qoftë nga skema e naftës që ne kemi pasur probleme të shtuara ndaj fermerëve që na e kanë propozuar. Duhet që të jemi sinkron, të mbështesim edhe ndaj IPARD që së shpejti do të jemi mbështetje ndaj gjithë sektorit bujqësor, do të ndërtohen akoma dhoma frigoriferike, mbëhstetje ndaj fermerëve të të gjitha fushave siç janë bimët medicinale, por ne do të jemi në një zë ku duhet të jesh në terren bashkë me fermerët. Ju do të jeni zëri dhe mbështetja për çdo punë që do të krijojmë së bashku”, tha Salla.
Komente












