Rama: Nuk ka pasur kurrë drejtësi, u vranë 4 vetë në bulevard më 21 Janar dhe kryeministri pengoi urdhrin e Prokurorisë! Ata e thonë copë, do shkrijmë SPAK-un më 12 maj

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku mbajti takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës për Partinë Socialiste, teksa preku edhe temën e drejtësisë dhe reformës.

Ai ofroi të gjithë mbështetjen e qeverisë për drejtësinë e re, pavarësisht kritikave, duke kujtuar se me paraardhësit prokurorët ishin përsëri aty, por nuk guxoni dot të vepronin. Kujtoi vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe pengimin e ekzekutimit të urdhrave të Prokurorisë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe pafuqishmërinë e Drejtësisë për të vepruar, teksa e krahasoi me ditët e sotme, ku zyrtarë të lartë shkojnë e japin llogari në SPAK.

Dhe këtë sipas kreut të qeverisë, e solli dhe bëri të mundur Partia Socialiste.

“Kjo histori nuk duhet të jetë hajdut, hajdut! Ne duhet të jemi krenarë. Krenarë për faktin se ne ndjejmë dhimbje për dikë që sot është në dorë të historisë. Ne nuk na vjen mirë  që dikush ka qenë mes nesh dhe sot është në duart e drejtësisë. Por kjo nuk ndodhte kurrë më  parë. Këtu u vranë katër veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. E kuptoni ku kemi qenë. Sot është bërë normale të merresh të pyetesh përtej lajthitjeve që mund të ketë. Por kjo është temë tjetër. Por e kemi bërë ne. Dhe nuk e bën askush tjetër, dot kurrë.

Por nuk ka pasur kurrrë drejtësi, s’ka pasur kurrë ministër të merrej nga drejtësia. U vranë 4 vetë në bulevard dhe s’u pyet njeri, jo vetëm kaq, por u refuzua, u refuzua me urdhër të vetë kryeministrit zbatimi i urdhrave. U refuzua urdhri i prokurorit, i thanë ik andej! E kuptoni ju çfarë është bërë me drejtësinë dhe ku kemi qenë. Sot shkojnë të gjithë merren në pyetje. Sot jemi në nivel tjetër, nuk është punë gurësh, u prishën ca gurë atje dhe hajt iku. E kemi bërë ne. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK-un”, tha kreu i qeverisë.


Lajmi kryesor:

Rama: Më 11 maj duam rezultat të thellë, zgjedhjet të rëndësishme sa të vitit 1992! Ata duan të shkrijnë SPAK, mos ia jepni votën kënetës


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 17:55

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?



×

Lajmi i fundit

Spahiu për Report Tv: Qesharake, Berisha 40 vjet që premton kthimin e pronave, nga tokat e “xanuna”!

Spahiu për Report Tv: Qesharake, Berisha 40 vjet që premton kthimin e pronave, nga tokat e “xanuna”!