Kryeministri japonez: Askush nuk do luftë

Kryeministri japonez: Askush nuk do luftë

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe gjatë një konference për shtyp me presidentin e Iranit, Hassan Rohani në Teheran deklaroi se “Askush nuk do luftë dhe Japonia do kryejë rolin e saj për të evituar një konflikt ushtarak”.  

Abe ndodhet atje në kuadër të një misioni tre ditor në kërkim të ndërmjetësimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Ai ftoi Iranin që të ketë një rol konstruktiv duke shtuar se, “Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe ekziston rreziku i një konflikti ushtarak, pra është e nevojshme që të parandalohet rreziku i shpërthimit aksidentalisht të një lufte”.

Kryeministri synon të shërbejë si një ndërmjetës, pasi Japonia ka marrëdhënie miqësore me Iranin, për shkak të furnizimit prej kohësh me naftë deri në çastin që u vendosën sanksionet e reja nga administrata Trump.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen