Kryeministri japonez Shinzo Abe dorëhiqet nga posti, për arsye shëndetësore

Kryeministri japonez Shinzo Abe dorëhiqet nga posti, për arsye shëndetësore

Kryeministri japonez Shinzo Abe njoftoi sot gjatë një konference shtypi dorëheqjen e tij si kryeministër për arsye shëndetësore. Abe, që vuante nga koliti ulcerativ që tashmë e kishte detyruar të hiqte dorë nga posti në 2005-2006, ishte rikthyer në spital për kontrolle mjekësore disa ditë më parë.

Gjatë ditëve të kaluara, komunikimi për shëndetin e Abe kishte qenë mjaft misterioz. 

Kreu i zëdhënësit të qeverisë, Yoshihide Suga, kishte siguruar që ai e kishte takuar Abe dy herë në ditë dhe nuk kishte vërejtur asgjë që tregonte se ai ishte në gjendje të dobët shëndetësore. 

Shinzo Abe mori detyrën e kryeministrit në vitin 2012.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri