TIRANË, 29 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle, për punën që ai ka bërë për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
"Lamtumira e Stefan Fyles", shkruan Kryeministri Rama, duke shtuar se, "Sot në konferencën pas Dialogut të Nivelit të Lartë që ishte edhe momenti i fundit i Stefan Fyles në Shqipëri si komisioner për zgjerimin".
Faleminderit për të gjitha një komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë, të cilën e gjeti në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e lë si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit - jo pak në këtë transformim e arritje i takon si meritë Stefan Fyles dhe ekipit të tij në Bruksel e në Tiranë", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij. /a.ke/
/Shqiptarja.com