Kryeministri Rama premton sërish:
M’i tregoni ëndrrat tuaja, do t’i financoj

Kryeministri Edi Rama  shprehet i vendosur per te përmbushur ëndrrat e shqiptarëve. Ai ka hapur sërish konkursin "Edhe unë kam një ëndërr", për të cilin ka premtuar se do t'i financojë, ashtu siç bëri me 30 të parat.

"Janë 128 projekte të ardhura deri më sot në aplikacionin "Edhe unë kam një ëndërr", shkruan Kryeministri Rama ne rrjetin social Facebook, 14 ditë pas mbylljes së konkursit të parë. Deri me 31 prill, ju mund të vazhdoni të sillni idetë tuaja origjinale që sjellin shembuj të rinj të krijimit të vendit të punës për vete e për të tjerët përmes sipërmarrjes së lirë. Besoni se "mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tuaj, është ta krijoni vetë atë". Kurajo," shprehet Rama.

Më 15 mars 2015, Qeveria vendosi të financojë projektet e 30 të rinjve, ndër 734 të tillë që paraqitën idetë e tyre në konkursin "Ëndrra ime".Kryeministri Rama deklaroi se do të financonin 10 fitues, por, pasi projektet qënë seriozë dhe me interes, e trefishoi numrin e fituesve./ATSH/








 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë