Kryepeshkopi Janullatos, bekon Katedralen Ortodokse të Shkodrës

Gjate ceremonise se bekimit te Kishes Ortodoksese të Shkodres Foto Gasper Marku
SHKODËR, 22 Qershor/ATSH-Gaspër MARKU/- Dita e diele e 22 qershorit ka qënë disi më e veçantë për besimtarët ortodoskë të Shkodrës, pasi në gjirin e tyre ka qenë edhe kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, fortlumturia e tij, Anastas Janullatos.
I shoqëruar nga drejtuesit e Kishes Ortodokse të Shkodrës, si dhe meshtarë të tjerë të ardhur nga Tirana,  Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ka marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales Ortodokse "Lindja e Krishtit" të Shkodres.

Në nderim të kësaj dite të shenjtë për besimtarët ortodoksë, në ceremoninë përkatëse morën pjesë edhe një grup deputetësh të Parlamentit Shqiptar, përfaqësues të forcave të ndryshme politike, si Agron Çela, Voltana Ademi, Tom Doshi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku, ndërkohë që ishin të pranishëm edhe prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani dhe kruetari i Bashkië së Shkodrës, Lorenc Luka.. Përpara se të kryehej mesha solemne dhe ceremoni të tjera në mjediset e brendshme të katedrales, kryepeshkopi Janullatos, së bashku me të gjithë meshtarët dhe besimtarët e pranishëm, kryen ritimin e bekimit të mjediseve të jashtme, duke bërë edhe tre xhiro përrreth katedrales.

Më pas Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Janullatos, përmbi dy orë ka predikuar meshen e shenjtë kushtuar kësaj dite të shënuar, duke e shoqëruar edhe me bekimin e mureve dhe mjediseve të tjera të brendshme të kishes. Pasi ka komentuar problemet dhe peripecitë që kaloi Kisha Ortodokse e Shkodrës dhe ajo shqiptare në lidhje me ndërtimin e kësaj kishe ku po zhvillohej ceremonia e bekimit të saj, fillimisht të një kishe modeste prej druri dhe më pas me parametrat e duhur bashkëkohore, kryepeshkopi Anastas Janullatos, u ndal tek roli që ajo luan në komunitetin ortodoks të Shkodrës. Dhe, ndër të tjera, më shumë se gjithçka, ai u ndal tek harmonia dhe abshkëjetesa në mes komuniteteve fetare në Shkodër dhe në Shqipëri.

"Jemi pranë vëllezërve tanë të tjerë, dhe ngulim këmbë gjatë këtyre viteve në bashkëjetesen paqësore, të të gjithë komuniteteve fetare këtu në Shqipëri. Besoj në mënyrë absolute në këtë bashkëjetese. Është një dhuratë e Perëdisë që me anë të hirit të tij e jetojmë këtë gjë. Dhe, jemi të sigurt që edhe ky vend i shenjtë këtu në Shkodër, do të kthehet në një vend ngushëllimi, vend shprese, në një vend lutjeje, në një vend ripërtëritjeje shpirtërore të njeriut, në një vend pajtimin, vëllazërimi që do të kultivojë këto marrëdhënie pikërisht midis njerëzve dhe familjeve. Por, për të krishterët, ky vend i shenjtë është akoma diçka më tepër, diçka më e madhe, është vendi ku kryehet mesha, liturgjia hyjnore, me të cilen lidhemi me të gjithë vëllëzërit tanë që kanë jetuar në të shkuarën dhe në të gjithë boten. Është një vend shënjetërimi, ku shënjëtërohemi, jo thjeshtë vetem lutemi, por pranojmë brenda nesh hirin e perendisë, që na ripërtënj dhe na shenjëtëron.", tha ndër të tjera Janullatos.

Në vijim të fjalë së tij, hirësia e tij, Janullatos, nuk la pa përmendur edhe autoritetet politike dhe shtetërore që asistuan në këtë ceremoni, duke përcjellë përshëndetje dhe konsiderata në adresë të tyre. "Me këtë rast të shënjëtërimit të kësaj kishe, dua të falenderoj me të gjithë zemren time, të gjithë autoritetet e qytetit që ndodhen sot këtu, sepse ecin përpara pikërisht me këtë vizion. Dua të falenderoj veçanarisht kreun e Kishës Katolike të Shkodrës, Arqipezhkvin, Angelo Massafra, bashkëpunëtorët e mi, vëllezërit e komuteteve të tjera fetare këtu në Shkodër, sepse është një bashkëpunim i mirë dhe nuk është vetem tolerance mes njëri tjetrit, por është një bashkëpunim vëllazëror. Dhe, këto nuk janë gjëra të lehta të vetëkuptueshme, janë gjëra shumë të vyera dhe shumë delikate, dhe si kristale, duhet shumë kujdes që të mos bien përtokë që mos bëhen thërrime. Dhe, ne me shumë vendosmëri dhe sigurinë se ky është vullneti i Perendisë për ne, të vazhdojmë të kultivojmë këtë respekt, të cilen neve kemi, dhe këto përpjekjet për lartësimin dhe përparimin e mëtejshmë të shoqërisë.", tha Janullatos.
Në mbyllje të fjalës së tij mbajtur në ceremoninë e bekimit të shenjtërimit të Katedrales Ortodokse "Lindja e Krishtit" të Shkodres, kreu i ortoksëve shqiptarë, foli edhe për statusin e Shqipërisë për në BE, ku duke shprehur konsideratat e tij pozitive për Shqipërinë, u shpreh me nota pozitive që Shqipëria tashmë i përket Europës.

"Shpresojmë dhe kjo është lutja që neve u japim, se shumë shpejt, Shqipëria  do të jetë brenda Bashkimit Europian, sepse sensialisht, dhe nga veprat e kulturës, Shqipëria tashmë është pjesë e kësaj Europe. Dhe, shpresojmë që Perëndia ruan për brezin e ri një epokë tjetër, dhe me të cilen duhet të japim çdo gjë më të mirë që kemi nga tradita e jonë. Dhe, përcjellim me falenderimet e mija të ngrohta që lutja e jonë del nga shpirti jonë, që perëndia t'i falë secilit dhe të gjitha familjeve, shumë hirin e vetë që të forcohet dashuria, të kemi më shumë kurajo, vendosmëri për të punuar, që të bëjmë me të vertet një shoqëri që të jetë shoqëri e dashurisë dhe e drejtësisë.", përfundoi Janullatos.
Në mbyllje të ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales Ortodokse "Lindja e Krishtit" të Shkodres, Kryepeshkopi Anastas Janullatos, shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij si dhe besimtarë të shumë ortodoksë ishin mysafirë të një banketi të shtruar nga deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Agron Çela, në mjediset e Grand Hotel Europa, momente të cilat zoti Çela i shfrëzoi për t'i përcjellë edhe një herë Kryepeshkopit Janullatos, respektin dhe konsideatat e tija personale si dhe të forcës politike që ai përfaqëson në lidhje me punën dhe kontributin që ai jep në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. /y.pa/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja