Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbledhur sot në një takim pune, jashtë syrit të medias, 23 drejtues të Prokurorive në rrethe si dhe prokurorë Apeli.
Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme konfirmojnë se takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Në qendër të diskutimeve do të jenë temat më të rëndësishme të momentit si dhe do të bëhet një analizë e punës së prokurorisë deri më tani. Mësohet se gjatë diksutimeve rëndësi të veçantë do të ketë lufta ndaj korrupsionit, ku kryeprokurori Llalla pritet t'i kërkojë 23 prokurorëve të rretheve të kenë tolerancë 0 ndaj fenomenit të korrupsionit.
Ndër temat më kryesore qe pritet të diskutohet do të jenë edhe çështjet më te mprehta të momentit si, dosja për vjedhjen e BSH-së, apo dosja e depozituar në gjykatë në ngarkim të tre deputetëve. Gjithashtu, mësohet se në programin e mbledhjes së prokurorëve nën drejtimin e Llallës do të jetë dhe riorganizimi në strukturat drejtuese në bazë të performancës së deritanishme për çdo prokurori. /ATSH/
/Shqiptarja.com