Kryesia e PD: Iluzionet e dëmshme që po injekton sërish Lulzim Basha në opinion

Kryesia e PD: Iluzionet e dëmshme që po injekton sërish Lulzim Basha në opinion

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Pas fitores së pritshme në të ashtuquajturën garë për drejtimin e PD-së, Lulzim Basha pritej që të sillte logjikisht një risi në arkitekturën politike të opozitës shqiptare.

Një risi, që jo thjesht të mbajë me gajret njerëzit me ilizione e lugë bosh, por të vendosë piketat e një protagonismi të rëndësishëm politik në vend.

Një protagonizëm, ku Partia Demokratike ka shanse të jetë jo thjesht një aktore në pritje, por fuqi politike që natyrisht të shtyjë dhe ndikojë në zhvillimet në vend, ehe prej mudnësisë së re të krijuar nga disa rrethana, që tani janë krejt ndryshe nga statusquo-ja e mëparshme.

Por sërish Lulzim Basha, ka ofruar një iluzion klishe, që përkrahësit e opozitës duhet ta kenë të qartë, se ai, do të nisë luftën që Edi Ramën të mos e kapë 2025-a, por të ketë zgjedhje të parakohshme.

Elaborimi i logjikës shtampë të zgjedhjeve të parakohshme nuk se është ndonjë dramë. Pasi opozita, zgjedhjet e parakohshme i ka gjithmonë një opsion politik; pra opozita thotë ne diskursin e vet se mazhoranca nuk mund të qeverisë ka dështuar, është e paaftë dhe jep tezat që të çojnë sa më shpejt në ballafaqimin që të kthehet në pushtet.

Por, në pasqyrën e 8 viteve, ku PD-ja zgjedhjet e parakohshme i ka pasur si qëllim në vetvete çdo tre muaj, e më pas ato rezultuan jo vetëm një gabim politik, por një mankth psikologjik, duhej që strategjia këtë herë të rikonfigurohej. Të bëhëj një fare Reset-i, edhe pse vijimi i epokës Basha nuk se jep shpresë për ristartim por për vijim i rrugës që tashmë e dijnë përmendsh të gjithë.

Obsesioni për të rrëzuar Edi Ramën nga qeveria dhe të vijë Luli, është tashmë më shumë një parodi dhe ushqim për meme, sesa një strategji politike.

Fatbardh Kadilli, i cili foli pas daljes nga mbledhja e kryesisë, ishte më i qartë sesa Basha në logjikën politike.

Ai i kërkoi partisë të formulojë kauzat në lidhje me reformën zgjedhore, ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drëtësi.

Ndërkaq, përveç tyre, PD-ja duhet të riformatojë qëndrimet për vendimet e DASH për Berishën, stinën e reformave në vend, Presidentin e Republikës, institucionet e pavarura, bashkëpunimit pas nisjes së procesit të hapjes së negociatave me BE-në, e natyrisht edhe programin ekonomik, në kuadër të planit që mazhoranca ka hedhur për injeksione të mëdha dinanciare nëpërmjet financimeve infrastrukturore.

PD e ka provuar tashmë se nëse përgatit plane taktike afatshkurtëra për të futur në grackë mazhorancën për ngjarje, që ajo i bën kauza nëpërmjet mediave pranë saj, këto asnjëherë nuk do të ngrenë mbi ujë.

Pasi ngjajnë sio peshkim në detin e PS-së, kur fare mirë edhe ana tjetër mund ta bëjë këtë gjë në detin e PD-së, ku duket se rrjetat i kanë hedhur edhe ndërkombëtarët tashmë.

Opozita, duhet të përgatitet për të formuluar një altenativë programore, e njerëzore ndaj mazhorancës, e jo material për panelet e darkës. Pasi atje përrallat s’kanë fund e mund të prodhojnë një deluzion më të madh sa ç’kanë bërë këto vite.

Duhen gjetur njerëzit për të garuar në bashkitë e vendit në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023-shit apo zgjedhjeve të pjesshme në disa bashku, që të përfaqësojnë ndryshimin.

Madje, militantët e PD-së, presin më shumë një qasje të Bashës pikërisht për bashkitë që janë pa kryetar se si do të luajë, e kjo u pa edhe në turin e tij në disa degë, sesa kanë shpresë se mund ta shohin atë kryeministër, në një skenar imagjinar për zgjedhje të parakohshme.

Këto skenar fantomatikë, maksimumi mund të mbushin hapësirën e disa paneleve, por edhe aty gjërat duket se janë bërë bajate.

Qasja e shoqërisë që nuk mendon si Lulzim Basha, nuk se ka një obsesion të godasë opozitën, siç mendojnë njerëzit pranë tij apo pranë familjes së Sali Berishës.

Shoqëria kërkon një PD ndryshe që të jetë në nivelin e shoqërisë, e nëse Basha vijon me përrallën e vjetër, eshtë punë e tij, thjesht ai vijon të ketë distancë sociale me shoqërinë e njerëzit. E këtu është realisht problemi i kësaj opozite; i cili është politik e social, e nuk ka gjë me konceptin përse një pjesë e opinionit është kritike ndaj saj.

Në fund të fundit, kritikat bëhen për një vepër apo për një projekt që njerëzit duan nga opozita, jo se medoemos duhet të merren me PD-në e Lulzim Bashës. Nëse vjen ajo ditë që media e opinioni nuk do të merren me opozitën, atëherë ka vdekur ose është shuar misioni i saj, e do të kërkohet një opozitë tjetër. Se opozitën a oponencën ndaj qeverisë dhe pushtetit të Edi Ramës, janë mekanizmat që opinioni do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Standardi perëndimor e do që këtë rol ta luajë pikërisht opozita, qoftë edhe me ndihmën e faktorëve të tjerë që nga ndërkombëtarët apo drejtësia e re.

Ushqimi i iluzionit për zgjedhje pa ramën para 2025, duket si fotokopje e supës që se hëngri kush për 8 vjet me radhë…/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh