Kryetarët e komunave: Disa banorë
nuk janë zëri ynë,PRO hartës së re

Kryetarët e komunave: Disa banorë<br />nuk janë zëri ynë,PRO hartës së re
ELBASAN - Kryetarët e komunave Gjergjan, Shirgjan, Tregan, Shushicë, Gjinar e Zavalinë, kanë përgënjështruar lajmin sipas të cilit banorë të këtyre zonave kanë zhvilluar një tubim kundër ndarjes së re territoriale të vendit.

Përmes një komunikate për mediat, kryetarët e këtyre komunave, shprehen se një grup personash nuk mund të përfaqësojnë opinionin e 42 mijë banorëve të këtyre zonave.

Ata theksojnë se kjo reformë është kryer në transparencë të plotë nga komisioni i posaçëm i ndarjes së re territoriale, ndërsa shprehin vlerësimin për hartën e re me 61 bashki.

Sipas tyre, kjo ndarje do të ndihmojë të rrisë më tepër zhvillimin ekonomik dhe shërbimin ndaj komunitetit. 

Më poshtë komunikata e plotë zyrtare:

Ne kryetarët e Komunave të zonës së Shpatit, përkatësisht Komunat Gjergjan, Shirgjan, Tregan, Shushicë, Gjinar e Zavalinë, deklarojmë se: “lidhur me të ashtëquajturën tubim të banorëve të kësaj zone për reformën territorial, nuk qëndron si e vërtetë”.

Një grup prej disa personash të një fshati apo komune nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë, 42.000 banorë të gjashtë komunave të kësaj zone.

Ne si të zgjedhur nga populli, vlerësojmë punën dhe angazhiminin serioz që kënë bërë komisionet përkatëse për realizimin e këtij objektivi madhorë të Qeverisë sic është reforma Administrative -Territoriale.

Ne jemi të bindur se kjo reformë do të rrisë më shumë zhvillimin ekonomik dhe shërbimin ndaj komunitetit, prandaj ne shprehemi pozitivisht për këtë reforme.

Jemi kundër c’do grupi apo iniciative që është kundër projektit të reformës Adrministrativo – Territoriale që është paraqitur aktualsiht nga Qeveria.

Kryetari i komunës , Shushicë, Lutfi Lala, Kryetari i komunës, Tregan, Behar Tashi, Kryetari i komunës, Gjergjan, Lumturi Hoxha, Kryetari i komunës, Gjinar, Kritaq Shqau, Kryetari i komunës, Zavalinë, Arben Demiri, Kryetari i komunës Shirgjan, Mustafa Shehu.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra