Kryetarët e Bashkive të djathta s'lirojnë zyrën? Deputetja e PS: Parodi nga disa kryetarucë (VIDEO)

Në përfundim të zgjedhjeve të  qershorit, kryetarët e Bashkive të djatha kanë dalë njëzëri në një deklaratë, duke thënë se nuk do t'i lirojnë zyrat e tyre.

Lidhur me këtë qëndrim është pyetur deputetja e PS-së, Ermonela Felaj në studion e Report Tv e cila e cilësoi si një "parodi që i ka bërë kthyer ata në qesharak për qytetarët, duke theksuar se këta të fundit e kanë kuptuar se kush ka të drejtë. Ajo tha se PD, referuar deklaratës së fundit të Pampurit, Felaj theksoi se është një tregues se nuk ka asgjë të rë në retorikën e tyre, por përsërit vetëveten.

"Është një parodi që i bën më shumë qesharak. Do ketë e qartë që do përballet me një shkelje tjetër ligjore. Edhe nëse do të përballen me policinë është për shkak të veprimeve të tyre. Ca kryetaruc përballë qytetarëve, qytetarët e treguam mirë të drejtën nga llomotitja që ndodh mediatikisht. Pas zgjedhjeve do të zhvillohet puna normale e kryetarëve të Bashkisë. Ka qe në shkurt që ka pasur protesta, ne kemi ecur në rrugën që na tregon ligji. Retorikë e lodhshme, e bezdisshme që tregon se PD nuk ka asgjë të re, tha Felaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 09/07/2019 09:48

    Populli ju shkarkoi,ju vertet jeni kunder popullit dhe se drejtes,por e verteta eshte shume e madhrishme,ajo nuk njeh genjeshtra e as "t rimeri' per sundimin tuaj.Vota me 23% ju shporri ose e shporret vetevetn tuaj,sepse nuk kishit guxim te hipni ne peshoje te sovrani,arbutrit valid te demokracise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet më 23 shkurt

Gjermani/ Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet më 23 shkurt