GRAÇANICË - Vladeta Kostiç, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Komunës së Graçanicës, si kandidat i Listës Serbe, zgjedhje këto që u mbajtën më 18 janar 2015. Por, në ueb faqen zyrtare të Parlamentit të Serbisë, ai ende figuron si deputet i Parisë Progresiste Serbe, të kryeministrit Aleksandar Vuçiç.
Drejtoresha e Zyrës për Regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Miradije Mavriçi thotë për mediat kosovare se Kostiç ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i deputetit të Parlamentit serb dhe më pas është certifikuar si kandidat për zgjedhje.
“Ai e ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe pastaj është certifikuar. Nuk e di pse ende figuron ai në ueb faqen e Parlamentit të Serbisë. Por tek ne ai ka dorëzuar dorëheqjen e tij, të vulosur. Të gjithë dokumentacionin që ne kemi kërkuar nga ai, ai i ka dorëzuar në KQZ”, thotë Mavriçi.
Ndërkaq, në ueb faqen e Parlamentit serb, emri i Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç, i cili para se të zgjidhej në këtë post, ka qenë deputet në Parlamentin e Serbisë, është hequr nga lista e deputetëve të Serbisë, pasi që edhe ai, si Kostiq, kanë hequr dorë nga ky post politik, që mbanin në Serbi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com