Kryetari i PD-së në Elbasan: Asnjë ide për situatën, bashkia të përjashtojë për tre muaj nga taksat biznesin

Kryetari i PD-së në Elbasan: Asnjë ide për situatën, bashkia të përjashtojë për tre muaj nga taksat biznesin

Gjate një deklarate për mediat kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj, denoncoi propagandën e pushtetarëve në këto ditë pandemie gjatë ndarjes së ndihmave për familjet në nevojë. Sipas Isajt nuk është etike, por trishtuese të bësh politikë me familjet e varfra.

"Përsa i përket pushtetit lokal asnjë ide, asnjë iniciativë e këshillit monist dhe të emëruarit e bashkisë gjatë këtyre javëve, vetëm një gjë dinë të bëjnë dhe besoj se këtë e keni parë dhe ju në foto dhe video, i emëruari i bashkisë bashkë me deputet të familjeve në nevojë,"-shprehet Eugen Isaj.

Ndërsa iu referuar situatës së vështirë të biznesit Isaj kërkoi lehtësira, duke sugjeruar heqjen e taksës të paktën për tre muaj.

"I kërkojmë të emëruarit të bashkisë në mënyre urgjente, jo të meremetoj jo te arnojë, po të bëj një buxhet të ri për vitin 2020.

Të ulet të diskutoj me grupet e interesit, të përjashtoj për të paktën 3 muaj në taksat lokale nga tarifat biznesin elbasanas përveç supermarketeve dhe farmacive të cilët kanë punuar dhe kanë pasur të ardhura gjatë kësaj periudhe,"- deklaron Eugen Isaj, kryetar i PD-së në Elbasan.

Atë që qeveria e quan “page lufte” kreu i PD-së në Elbasan e konsideron të pamjaftueshme për familjet dhe biznesin, ndaj kërkoi ndërhyrjen e shtetit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT