Kryetari i ri i PD-së, Agim Baçi: Me Berishën s’ka garë, proces farsë! Boçi: Nuk është faji i tij që s’e sfidojnë! Presidenti i ri? Alibeaj po thellon çarjen e partisë, i shërben Ramës

TIRANË- Më 22 maj Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjen e kryetarit të ri, por në garë është vetëm Sali Berisha i cili do të përballet me Ibsen Elezin. Publicisti Agim Baçi thotë në Report Tv se përballë Berishës nuk ka garë, madje sipas tij do ishte më e ndershme që Këshilli Kombëtar me datë 30 prill ta kishte shpallur kryetar të Partisë Demokratike, sesa të çojnë demokratët në një proces fasadë.

“Gara ka mbaruar, për mua do ishte më e ndershme që Këshilli ta kishte shpallur kryetar, mos t’i çojmë demokratët në një garë formale. Me këdo që të ndeshet Berisha në PD s’ka garë. Përsa kohë do të jetë Berisha, nuk do ketë kandidat potencial”, tha Baçi.

Në 'Studio Live' me Arbër Hitaj, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi thotë se nuk është faji i Berishës që nuk ka garë. Ai ka komentuar edhe deklaratat e Elezit i cili ka thënë se e di që nuk do të fitojë, por pavarësisht kësaj ka kandiduar. Sipas Boçit, këto deklarata ai i thotë që t’i përdorë më vonë për akuza ndaj Berishës.

“Fakti që s’ka garë nuk është faji i Berishës. Kemi pasur shumë sfida në raport me Berishën, në krye të PD-së, mënyra më e mirë për të sfiduar Berishën është ofrimi i garës sfidës, jo dekoratave politike. Ibseni bën një goditje për të vënë në sedër votuesit, përdor elementët emocional, ndërton edhe parapritë justifikuese për të bërë akuza të forta”, tha Boçi në Report Tv.

Ndonëse SHBA e ka shpallur ‘non grata’ Berishën dhe ambasadorja Yuri Kim ka bërë të qartë se do ndërpresin çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse ai vendoset në krye, për deputetin Boçi kjo nuk përbën problem. Sipas tij, PD nuk identifikohet me një person.

“Marrëdhëniet me SHBA janë specifike shumë të rënda për një parti që duhet të marrë dhe do marrë drejtimin e vendit. PD nuk është thjesht atashim në një emër, në një qëndrim, por është një grup parimesh standardesh, janë një respektim i parimeve dhe standardeve”, tha Boçi.

Boçi ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ku thekson se qëndrimi Alibeajt është totalisht personal dhe po thellon përçarjen e partisë. Ai thotë se në fund Rama do ta zgjedhë vetë presidentin pasi i ka votat, por thjesht po përdor Alibeajn për të dalë i larë nga ky proces.

“Qëndrim që në fundore nuk ka qëllim që të japë kontribut për zgjedhjen e presidentit. Rama s’ka për ta marrë në konsideratë çdo propozim, i përputhet anxhenda me Ramën. Në fund do zgjedh atë që do. Ai do të tregojë autoritetin e tij, por është misioni përçarës, sepse po insiston të ruajë pozitën e tij ndërkohë që statuti i partisë nuk e njeh të jetë negociator. Duhet ta bëjë Këshilli Kombëtar. Është një axhendë e tij për interesa personale. Më vjen keq që u bë pjesë  e kësaj loje, kërkon të pastrojë figurën e Ramës. Presidenti duhet të jetë konsensual”, u shpreh Boçi.

Të njëjtin mendim ndan edhe Baçi, i cili shprehet se i gjithë ky proces është një spektakël i Ramës, por në fund ai do të vendosë vetë. Sa i përket qëndrimit të Alibeajt, Baçi tha se po i vendos të dy palët në vështirësi.

“Rama e ka spektakël. Alibeaj tashmë duke marrë përsipër të mbrojë vendimet, duke mos njohur 11 dhjetorin, ka marrë përsipër të bëjë një dallim. I ka vënë të dy palët në vështirësi”, tha Baçi.

Kuvendi Kombëtar i Berishës ka shpallur datën 22 maj për zgjedhjen e kreut të PD-së, ndërsa në garë është vetëm Berisha me Ibsen Elezin. Ky i fundit ka kërkuar sot që gara të shtyhet me 14 ditë, pasi sipas tij nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë garë.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja