Një kryq rreth 100 metra i gjatë i përbërë nga pemët ka habitur pasagjerët që fluturonin mbi kufirin Britani-Irlandë.
 
Pamje e kryqit e cila mund të shikohej vetëm nga lartësia ka habitur udhëtarët të cilët prej kohësh janë kuriozuar mbi këtë simbol misterioz.
 
Pemët janë mbjellë para shumë vitesh nga Liam Emmery i cili ka ndërruar jetë pas 6 vitesh duke mos mundur ta shohë veprën e tij të përfunduar, në një kohë kur bashkëshortja e kishte harruar këtë projekt.

Liam Emmery ka ndërthurur pemë të dy ngjyrave që të mund të ishte i dallueshëm simboli mes pemëve të shumta.