SARANDE - Vendosja e rojeve bregdetare nëpër të gjithë bregdetin shqiptar, nismë kjo e mbështetur edhe nga opinioni publik, ka shtuar sigurinë nëpër plazhet e Shqipërisë.

Një fakt i tillë ka ndodhur në Ksamil, ku një roje bregdetare, i çertifikuar nga Qendra Lifeguard Albania ka shpëtuar mesditën e sotme një 6 vjeçar nga Kosova i cili ishte në rrezik mbytje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme ku roja bregdetare Skerdi Lako i ka shpëtuar jetën djaloshit 6 vjeçar me inicialet G.V.

Vendosja e rojeve bregdetare në një kohë kur ka filluar sezoni turistik është një nga risitë e ndërmarra nga qeveria për të shtuar sigurinë e jetës, në raste të tilla me rrezik mbytje në bregdetin shqiptar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)