Ksamili do që të mbetet Ksamil
Bubullima të kthehet si para Çlirimit

Ksamili do që të mbetet Ksamil<br />Bubullima të kthehet si para Çlirimit
TIRANË – Reforma territoriale ka zgjuar interesin e drejtuesve lokalë në rrethe, që kanë nisur të dërgojnë propozime në komisionin e ngritur posaçërisht për këtë qëllim nga Kuvendi.

Konkretisht, në këtë Komision janë prezantuar sot pesë propozime që kanë ardhur nga Ksamili, Bubullima, Stebleva, Zhepa dhe komuna Tpla.

Këshilli i Komunës Ksamil, në një peticion shkruan se “pas analizës së situatës 20-vjeçare të ecurisë së Ksamilit si njësi më vete e pushtetit vendor që nga viti 1996, propozon që Ksamili të mbetet njësi më vete administrative e qeverisjes vendore, vetëm duke u quajtur “Komuna Butrint” me qendër Ksamilin.

Këtu të përfshihen edhe fshatrat Xarrë, Vrinë, Shëndëlli që përbëjnë bërthamën e Parkut Kombëtar të Butrintit; ky propozim,” – thuhet në përfundim, - “bëhet me qëllim që zhvillimi i Ksamilit në aspektin ekonomik dhe turistik të ngrihet në parametra dhe modele bashkëkohore, të cilat i kërkon tregu turistik.

Po ashtu, një shkresë zyrtare i është dërguar Komisionit edhe nga Këshilli i Komunës Bubullimë, nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Komunës, nëpërmjet së cilës banorët kërkojnë që Bubullima të jetë qendër administrative, me përbërjen dhe territorin e para vitit 1945. Sugjerohet bashkimi i 22 fshatrave të para vitit 1945 edhe me fshatrat Kolonjë, Ardenicë e Bitaj.

Një propozim i tretë ka ardhur nga shoqata “Stebleva”, e cila propozon që Stebleva të jetë pjesë e qarkut Elbasan, rrethi Librazhd; që të bëhet bashkimi vullnetar midis komunës Steblevë dhe Trebisht. Ky propozim bëhet me qëllim për të ruajtur traditat dhe zakonet historike dhe kulturore të komunitetit, për të ruajtur dy gjuhët e folura, për të ruajtur faunën e parkut kombëtar Shebenik - Jabllanic, për të zhvilluar turizmin veror dhe dimëror në këtë zonë si dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Propozimi i katërt ka ardhur nga komuna Zhepë,  firmosur nga kryetarët e fshatrave Terrovë, Rromas, Duncke, Trebel, Luadhë, Dobrenjë, Burranjë, Çorrotat, Gurrëzez, Zhepë, Leskovë, Çerricë nëpërmjet së cilës kundërshtohet bashkimi i kësaj komune me bashkinë e Poliçanit, e cila i është porpozuar si projekt dhe kërkojnë që komuna Zhepë të bashkohet me rrethin e Gramshit.

Këtë kërkesë e bazojnë në pozicionimin gjeografik, i cili është më i përshtatshëm për t’u lidhur me rrugë nga të dy anët e lumit të Tomorricës. Gjithashtu, edhe në aspektin ekonomik dhe të marrjes së shërbimeve të tjera si atyre spitalore, arsimore dhe të furnizimit me energji elektrike.

Propozimi i pestë ka ardhur nga banorët e fshatit Tpla të komunës Fierzë për t’u shkëputur prej saj dhe për t’u bashkuar me komunën Bujan po të rrethit të Tropojës. Kërkesa mbështetet në arsye: infrastrukturore, marrja e shërbimeve shëndetësore, arsye tradite dhe origjine familjare, pasi janë një fis i madh i ndarë në dy fshatra si dhe marrja e shërbimeve të ujësjellësit.


propozime komuna territorialja


Redaksia online
(a.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen